FEDERATA E HENDBOLLIT E KOSOVËS
BORDI
Në bazë të nenit 6 pika alineja e 5-të e Statutit të FHK, në mbledhjen e vet të mbajtur më 11.07.2013 me propozim të Komisarit të garave pas diskutimit publik me skuadrat, shoqatat dhe punetorët sportiv Bordi i FHk-së miratoi:
PROPOZICIONET E GARAVE
Të Superligës së meshkujve, Superligës së femrave, të Ligës së Parë për meshkuj dhe femra, si dhe Ligave për grup-moshat e të rinjve për vitin garues 2013/2014.
Neni 1
Me këto propozicione përcaktohet mënyra dhe kushtet e zhvillimit të garave në Superligë për meshkuj dhe femra , Ligën e parë për meshkuj dhe femrj, dhe Ligave të grup-moshave të reja (junior, kadet, kadetët e rinj dhe kadetet e reja) për vitin garues 2013/2014.
Neni 2
Garat i udhëheq Komisari i garave të cilin e zgjedh Bordi i FHK-së çdo vit garues, i cili për punën e tij i përgjigjet Bordit. Selia e KG-së është në Prishtinë në lokalet e FHK-së Shtëpinë e Sporteve. Tel: +381 38 248 758, +377 44 508 996, Faxi: +381 38 227 640, Interneti: www.kosovahandball.info, e-maili: kg@kosovahandball.info
Komisari i garave ka këto të drejta dhe obligime:
- Drejtpërdrejt udhëheq me garat e të gjitha kategorive dhe niveleve duke u bazuar në
aktet normative në fuqi të FHK-së,
- Regjistron ndeshjet,
- Shpall Listën e personave zyrtarë (gjyqtarëve, vëzhgues- kontrolluesve) të aprovuar
nga Këshilli Drejtues i SHGJHK-së, dhe i vërtetuar nga Bordi i FHK-së
- Cakton gjyqtarët për ndeshjet e Kampionatit dhe të Kupës së Republikës së Kosovës (sipas
propozimit të Komisionit (Komisarit) për delegim, kurse në rastet kur bënë ndonjë
ndryshim nga propozimi i SHGJHK-së të njëjtin e informon me shkrim për arsyet e
ndryshimit.
- Cakton vëzhgues-kontrolluesit për ndeshjet e Kampionatit dhe të Kupës së Republikës së
Kosovës
- Vendos mbi të gjitha çështjet lidhur me organizimin e garave në shkallë të parë.
- Vendos në shkallë të parë për të gjitha dënimet e shqiptuara kohore dhe në të holla të
parapara me aktet normative.
- Udhëheq procedurën disiplinore dhe vendos në shkallë të parë duke iu shqiptuar
dënime klubeve, lojtarëve, trajnerëve, gjyqtarëve, kontrolluesve, vëzhguesve dhe
personave të tjerë zyrtarë.
- Nxjerr Buletinin zyrtarë pas çdo xhiroje apo seance dhe atë iu dërgon me post
elektronike:
- Të gjitha klubeve pjesëmarrëse në gara,
- Kryetarit dhe sekretarit të FHK-së, si dhe anëtarëve të Bordit,
- SHGJHK-së dhe SHTHK-së.
- Pranon ankesat në vendimet e Komisarit të garave, dhe komplet materialin duke
dhënë arsyetimin e vendimeve të shqiptuara dhe duke konstatuar pagesën e taksës së
paraparë për ankesë të njëjtën ja përcjellë në shqyrtim të me tejmë organit të shkallës
së dytë – Këshillit të garave.
- Bashkëpunon me të gjitha Komisionet dhe Këshillat e FHK-së,
- Bënë të gjitha përgatitjet për sezonin e ardhshëm
- Ushtron dhe kryen edhe punë të tjera me qëllim të mbarëvajtjes së suksesshme të
Garave.
Neni 3
Skuadrat janë të obliguara qe deri me 15 gusht te bëjnë paraqitjen e skuadrave sipas Rregullores mbi regjistrimin e klubeve, lojtarëve , statusi dhe transferimi i tyre.
Çdo paraqitje me vonesë automatikisht tërheqë edhe gjobën prej 50 euro.
Neni 4
Shorti i pare do te hedhet me 20 gusht 2013 në lokalet e FHK-se në Prishtinë me fillim prej ora 12:00, kurse i fundit me 2.10.2013 .
Neni 5
Kampionati i Kosovës për edicionin 2013/14 fillon me 15.09.2012 dhe përfundon me 31.05.2013.
Rangu Gjinia Hedhja e Shorti Data e fillimit
Superliga Meshkujt 20.08.2013 14/15.09.2013
Superliga Femrat 20.08.2013 14/15.09.2013
Liga e parë Meshkujt 2.10.2013 12/13.10.2013
Liga eparë Femrat 2.10.2013 12/13.10.2013
Liga e juniorëve Meshkujt 2.10.2013 12/13.10.2013
Liga e kadetëve Meshkujt 20.08.2013 14/15.09.2013
Liga e kadeteve Femrat 20.08.2013 14/15.09.2013
Liga e kadetëve te rinj Meshkujt 2.10.2013 12/13.10.2013
Liga e kadetëve te reja Femrat 2.10.2013 12/13.10.2013
Liga e kadeteve Femrat 20.08.2013 14/15.09.2013
Liga e kadetëve te rinj Meshkujt 2.10.2013 12/13.10.2013
Liga e kadetëve te reja Femrat 2.10.2013 12/13.10.2013
Neni 6
Pjesëmarrës në Superligën e Kosovës në konkurrencën e meshkujve për vitin garues 2012-2013 janë këto skuadra:
Skuadra Qyteti
1 KH “PRISHTINA” Prishtinë
2 KH “BESA FAMIGLIA” Pejë
3 KH “KOSOVA” Vushtrri
4 KH "KASTRIOTI” Ferizaj
5 KH “ZHEGRA” Zhegër
6 KH “SAMADREXHA Samadrexhë
7 KH “DRENICA” Drenas
8 KH “TREÇA” Mitrovicë
9 KH “VËLLAZNIMI” Gjakovë
10 KH ‘DEÇANI” Deçan
11 KH “DRITA” Gjilan
12 KH “LLAPI” Podujevë
Pjesëmarrës në Superligën e Kosovës në konkurrencën e femrave janë këto ekipe:
Skuadra Qyteti
1 KH ‘KASTRIOTI” Ferizaj
2 KH “PRISHTINA” Prishtinë
3 KH “KOSOVA” Vushtrri
4 KH "DRITA” Mitrovicë
5 KH “TREPÇA” Mitrovicë
6 KH “SHQIPONJA” Gjakovë
7 KH “ISTOGU” Istog
8 KH “VËLLAZNIMI” Gjakovë
9 KH “PRIZRENI” Prizren
10 ? ?
Pjesëmarrës në Ligën e parë të Kosovës për meshkuj janë këto skuadra:
Skuadra Qyteti
1 KH ‘VJOSA” Shtime
2 KH “LEPENCI” Kaçanik
3 KH “ISTOGU” Istog
4 KH "RAHOVECI” Rahovec
5 KH “KEK-u” Obiliq
6 KH “PRISHTINA II” Prishtinë
7
8
Pjesëmarrës në Ligën e parë të Kosovës për femra janë këto skuadra:
Skuadra Qyteti
1 KH “KEK-u” Obiliq
2 KH “DEÇANI” Deçan
3 KH “ISTOGU” Istog
4 KH "LLAPUSHA” Kijevë
5 KH “SKENDERAJ” Skenderaj
6 KH “PRISHTINA II” Prishtinë
7 KH ‘KASTRIOTI II” Ferizaj
8
Neni 7
Skuadrat e Superligës së meshkujve janë të obliguara që në gara ti paraqesin edhe skuadrat e grup-moshave të reja si të obliguara.
GRUP- MOSHAT E REJA - MESHKUJT
Kategoria Viti i lindjes Kohë zgjatja e lojës
1 Juniorët 1994 dhe më të rinj 2 x 25 min
2 Kadetët 1996 dhe më të rinj 2 x 20 min
3 Kadetët e rinj 1998 dhe më të rinj 2 x 15 min
Neni 8
Skuadrat e Superligës së meshkujve janë të obliguara që të kenë edhe skuadrat e juniorëve, kurse skuadrat e Ligës së parë nuk e kanë të obliguar por mund të paraqesin skuadrat për gara në Ligën e juniorëve.
Skuadrat e Superligës së meshkujve të cilët nuk e kanë këtë kategori në gara do të dënohen me marrjen e 5 (pesë) pikëve nga fondi i fituar tek skuadra e seniorëve në Superligë për edicionin e ri garues 2014/15.
Lojtari juniorë ka të drejtë të paraqitet në lojë për skuadrën e seniorëve , por jo në të njëjtën ditë kur luan edhe për skuadrën e juniorëve, paraqitja e tij nënkupton regjistrimin e ndeshjes me rezultat zyrtar 0:10 për kundërshtarin.
Kampionati do të zhvillohet në dy grupe ‘A’ dhe ‘B’ me nga 6 skuadra me sistem vajtje ardhje (vjeshtë – pranverë) gjatë edicionit 2013/14.
Grupi A B
1 KH Prishtina KH BESA Famiglia
2 KH Kastrioti KH Trepça
3 KH Drenica KH Vëllaznimi
4 KH Drita KH Deçani
5 KH Zhegra KH Kosova
6 KH Llapi KH Samadrexha
Dy skuadrat e para në grupin “A” dhe “B” do të zhvillojnë ndeshjet e garave shtesë (Play-off-it), ndeshjet do të zhvillohen në një vend për të cilin do të përcaktohet Komisari i garave, ku do të takohen Skuadra A1 – B2 dhe B1 – A2, fituesit takohen në finale. Skuadra e cila fiton ndeshjen shpallet Kampion i Kosovës për edicionin e garave 2013/14. Skuadra fituese nderohet me Kupën e FHK-së, kurse 3 skuadrat e para edhe me medalje.
Neni 9
Skuadrat e grup-moshës së kadetëve zhvillojnë ndeshjet rotacionit, paralojë e ndeshjes së skuadrës së seniorëve, me sistem të dyfishtë të pikëve, vajtje – ardhje gjatë stinorëve vjeshtë - pranverë. Skuadra e cila nuk paraqitet në gara me skuadrën e kadetëve automatikisht përjashtohet nga garat edhe me ekipin e parë.
Skuadra Qyteti
1 KH “PRISHTINA” Prishtinë
2 KH “BESA FAMIGLIA” Pejë
3 KH “KOSOVA” Vushtrri
4 KH "KASTRIOTI” Ferizaj
5 KH “ZHEGRA” Zhegër
6 KH “SAMADREXHA Samadrexhë
7 KH “DRENICA” Drenas
8 KH “TREÇA” Mitrovicë
9 KH “VËLLAZNIMI” Gjakovë
10 KH ‘DEÇANI” Deçan
11 KH “DRITA” Gjilan
12 KH “LLAPI” Podujevë
Lojtari i cili paraqitet të luan për skuadrën e kadetëve nuk guxon të luan edhe për skuadrën e juniorëve apo seniorëve në të njëjtën ditë, nëse paraqitet skuadra e humb ndeshjen me rezultat zyrtarë 0:10.
Obligohen klubet që lista e paraqitjes së skuadrës së kadetëve të jetë e veçantë (formulari 3.2).
Skuadra e cila në fund të Kampionatit mbledh më së shumti pikë shpallet Kampion i Kosovës për edicionin e garave 2012/13. Skuadra fituese nderohet me Kupën e FHK-së, kurse 3 skuadrat e para edhe me medalje.
Neni 10
Gara e grup-moshës më të rinj kadetëve te rinj (pionierëve) zhvillohet me sistem grumbullimi vjeshtë – pranverë, dhe skuadrat e Superligës janë të obliguara që të paraqesin skuadrat e kësaj grup-moshe për gara të cilat zhvillohen të ndara në dy grupe A dhe apo edhe tri grupe A.B dhe C, në të kundërtën skuadra e parë (seniorët) do të dënohet me marrjen e 2 (dy) pikëve dhe në edicionin e garave 2014/15 starton me – 2 pikë.
Dy skuadrat e renditura ne vendet e parë dhe të dytë në grupin A dhe B kur kemi te bëjmë vetëm me dy grupe apo skuadrat e renditura ne vendin e pare kur kemi te bëjmë me tri grupe A,B dhe C do ti zhvillojnë garat shtesë (Play-offi) në një qendër të cilën e përcakton Komisari i garave,. Fituesi pas përfundimit të garave shtesë shpallet Kampion i Kosovës për edicionin e garave 2013/14. Skuadra fituese nderohet me Kupën e FHK-së, kurse 3 skuadrat e para edhe me medalje.
Neni 11
Skuadrat e Superligës së femrave janë të obliguara që në gara ti paraqesin edhe skuadrat e grup-moshave të reja si të obliguara.
GRUP- MOSHAT E REJA - FEMRAT
Kategoria Viti i lindjes Kohë zgjatja e lojës
1 Kadetet 1997 dhe më të rinj 2 x 20 min
2 Kadetet e reja 1999 dhe më të rinj 2 x 15 min
Neni 12
Superliga e femrave grup-moshën e kadeteve (femrave) e kanë të obliguar që të zhvillojnë ndeshjet paralojë e skuadrave seniore sipas rotacionit me sistem të dyfishtë të pikëve, vajtje – ardhje gjatë stinorëve vjeshtë pranverë.
- Pjesa e parë e garave – kampionale (18 javë)
Skuadra e cila nuk paraqitet në gara me skuadrën e kadeteve automatikisht përjashtohet nga garat edhe me ekipin e parë(senioret).
Skuadra Qyteti
1 KH ‘KASTRIOTI” Ferizaj
2 KH “PRISHTINA” Prishtinë
3 KH “KOSOVA” Vushtrri
4 KH "DRITA” Mitrovicë
5 KH “TREPÇA” Mitrovicë
6 KH “SHQIPONJA” Gjakovë
7 KH “ISTOGU” Istog
8 KH “VËLLAZNIMI” Gjakovë
9 KH “PRIZRENI” Prizren
10 ? ?
Lojtarja nuk ka të drejtë të paraqitet në lojë për dy apo më shumë kategori për të njëjtën ditë, paraqitja e saj nënkupton regjistrimin e ndeshjes me rezultat zyrtar 0:10 për kundërshtarin.
Skuadra fituese nderohet me Kupën e FHK-së, kurse 3 skuadrat e para edhe me medalje.
Neni 13
Gara e grup-moshës më të re kadetet e reja( pioniereve) zhvillohet me sistem grumbullimi vjeshtë pranverë, dhe skuadrat e Superligës janë të obliguara që të paraqesin skuadrat e kësaj grup-moshe për gara të cilat zhvillohen të ndara në dy grupe A dhe apo edhe tri grupe A.B dhe C, në të kundërtën skuadra e parë (seniorët) do të dënohet me marrjen e 2 (dy) pikëve dhe në edicionin e garave 2014/15 starton me – 2 pikë.
Dy skuadrat e renditura ne vendet e parë dhe të dytë në grupin A dhe B kur kemi të bejmë vetem me dy grupe apo skuadrat e renditura në vendin e parë kur kemi të bëjmë me tri grupe A, B dhe C do ti zhvillojnë garat shtesë (Play-offi) në një qendër të cilën e përcakton Komisari i garave. Fituesi pas përfundimit të garave shtesë shpallet Kampion i Kosovës për edicionin e garave 2013/14. Skuadra fituese nderohet me Kupën e FHK-së, kurse 3 skuadrat e para edhe me medalje.
Neni 14
Superliga në konkurrencën e meshkujve numeron 12 skuadra dhe garat i zhvillojnë në dy pjesë:
- Pjesa e parë e garave – kampionale (22 javë)
- Pjesa e dytë - garat shtesë (play-offit dhe play-auti)
Pjesa e dytë e Kampionatit të Superligës në të dy konkurrencat, garat shtesë ( play-offi) zhvillohen pas përfundimit të garave të pjesën së parë (të rregullt) dhe në të marrin pjesë skuadrat e renditura prej vendit 1-rë deri në vendin 4-të.
Neni 15
Superliga në konkurrencën e femrave numeron 10 skuadra dhe garat i zhvillojnë në dy pjesë:
- Pjesa e parë e garave – kampionale (18 javë)
- Pjesa e dytë - garat shtesë (play-offit dhe play-auti)
- Pjesa e dytë - garat shtesë (play-offit dhe play-auti)
Pjesa e dytë e Kampionatit të Superligës në të dy konkurrencat, garat shtesë ( play-offi) zhvillohen pas përfundimit të garave të pjesën së parë (të rregullt) dhe në të marrin pjesë skuadrat e renditura prej vendit 1-rë deri në vendin 4-të.
Neni 16
Në gjysmëfinalet e garave shtesë (Play-off-it) në Superligën e meshkujve dhe femrave do të takohen skuadrat që gjenden në pozitat 1 dhe 4-rë dhe skuadrat që gjenden në pozita 2 dhe 3 të renditjes tabelore të garave të rregullta të pjesës se parë të Kampionatit.
Në të gjitha ndeshjet dhe rastet kur përcaktohet renditja apo përparësia e terrenit vendas, përparësi kanë skuadrat e plasuar më lartë në renditjen tabelore gjatë garave të pjesës së rregullt të Kampionatit.
Neni 17
Fitues të ndeshjeve gjysmëfinale të Superligës së Kosovës në konkurrencën e meshkujve dhe femrave do të jenë ato skuadra të cilat të parat do të fitojnë tri pikë apo i fitojnë të dy ndeshjet. Në ndeshjen e parë dhe eventualisht të tretën, vendës do të jenë skuadrat me plasman më të mirë gjatë garave në pjesën e parë.
Neni 18
Fitues të ndeshjeve finale të Superligës së Kosovës në konkurrencën e meshkujve dhe femrave do të jetë ajo skuadër e cila e para do të fitojë tri pikë apo i fiton të dy ndeshjet. Në ndeshjen e parë dhe eventualisht të tretën, vendës do të jenë skuadrat me plasman më të mirë gjatë garave në pjesën e parë.
Skuadra fituese Kampion i Kosovës për edicionin 2013/14 nderohet me medalje të arta dhe Kupën e FHK-së, kurse skuadra e plasuar ne vendin e dytë me medalje të argjenda ndërsa vendi i tretë me medalje te bronzit.
Neni 19
Skuadra Kampione në Superligën e meshkujve për edicionin 2013/14 nga FHK-ja shpërblehet me shumë monetare prej ___________ €.
Skuadra Kampione në Superligën e femrave për edicionin 2013/14 nga FHK-ja shpërblehet me shumë monetare prej ___________ €.
Vendimin mbi lartësinë e shumës së shpërblimit e cakton Bordi deri më 15 mars 2014.
Neni 20
Skuadrat të Superligës së Kosovës në konkurrencën e meshkujve dhe femrave që i kanë humbur ndeshjet gjysmëfinale nuk do të zhvillojnë ndeshjet për vend të tretë dhe të katërt, por plasmani i tyre do të përcaktohet në bazë te renditjes tabelore gjatë Kampionatit të rregullt para garave shtesë.
Neni 21
Në garat shtesë (play-off ) të Superligës se meshkujve dhe femrave në qoftë se ndonjë ndeshje përfundon në kohë të rregullt me rezultat baras, ekipet fitojnë nga një pikë.
Nëqoftëse dy ndeshjet e para përfundojnë me rezultate të barabarta, por edhe ndeshja e tretë ka përfundimin me rezultat të barabartë, atëherë ndeshja vazhdohet 2 x 5 minuta. Nëqoftëse edhe atëherë kemi rezultatin e barabartë loja vazhdohet edhe një here 2 x 5 minuta.
Nëse edhe me këtë rast rezultati është baras, fituesi do të përcaktohet me ekzekutimin e nga 5 shtatësheve nga lojtarët e ndryshëm (Portën, ku do të ekzekutohen shtatëshet e caktojnë gjyqtarët ndërsa me short do të përcaktohet skuadra, e cila e para do të ekzekutojë shtatëshet). Në qoftëse edhe atëherë kemi rezultatin e barabartë loja vazhdon me ekzekutimin e nga 5 shtatësheve nga lojtarët e ndryshëm.
Nëqoftëse secila skuadër ka shënuar nga një fitore, kurse ndeshja e tretë ne kohën e rregullt ka përfundimin me rezultat të barabartë, atëherë ndeshja vazhdohet 2 x 5 minuta. Nëqoftëse edhe atëherë kemi rezultatin e barabartë loja vazhdohet edhe një here 2 x 5 minuta.
Nëse edhe me këtë rast rezultati është baras, fituesi do të përcaktohet me ekzekutimin e nga 5 shtatësheve nga lojtarët e ndryshëm (Portën, ku do të ekzekutohen shtatëshet e caktojnë gjyqtarët ndërsa me short do të përcaktohet skuadra, e cila e para do të ekzekutojë shtatëshet). Në qoftëse edhe atëherë kemi rezultatin e barabartë loja vazhdon me ekzekutimin e nga 5 shtatësheve nga lojtarët e ndryshëm.
Nëse edhe pas ekzekutimit të shtatësheve rezultati mbetet baras ekzekutohen nga një shtatëshe deri në fitore definitive (këto shtatëshe mund t'i ekzekutojë i njëjti lojtar).
Neni 22
Nëse gjatë zhvillimit të ndeshjeve të garave shtesë ndërpritet ndeshja për shkak të sulmit fizik ndaj personave zyrtar apo skuadrës kundërshtare, apo ndonjë parregullsie tjetër dhe ndeshja regjistrohet me rezultat zyrtar, ekipi i ndëshkuar automatikisht skualifikohet nga garat e mëtutjeshme.
Neni 23
Skuadrat që renditen në vendet 9, 10,11 dhe 12-të të Superliges se meshkujve e humbin statusin e anëtarit të Superliges dhe nga edicioni garues 20014/15 do të bëjë gara një rang më të ulët të garave.
Neni 24
Skuadra që renditet në vendin e 8-të te Superliga e meshkujve do të zhvillon një ndeshje suplementare (Play-aut) në terren neutral me skuadrën e renditur në vendin e parë (1) të Ligës së parë të meshkujve, fituesi do e fiton statusin e anëtarit të Superligës së meshkujve për edicionin garues 2014/15.
Neni 25
Skuadra që renditet në vendin e fundit të 10-të të Superligës së femrave e humb statusin e anëtarit të Superligës dhe nga edicioni garues 2014/15 do të bëjë gara një rang më të ulët të garave.
Neni 26
Ekipi që renditet në vendin e 9-të Superligës së femrave do të zhvillon një ndeshje suplementare (Play-out) në terren neutral me ekipin e renditur në vendin e dytë (2) të Ligës së parë të femrave, fituesi do e fiton statusin e anëtarit të Superligës së femrave për edicionin garues 2014/15.
Neni 27
Nëse gjatë zhvillimit të ndeshjeve të garave shtesë ndërpritet ndeshja për shkak të sulmit fizik ndaj personave zyrtar apo skuadrës kundërshtare, apo ndonjë parregullsie tjetër dhe ndeshja regjistrohet me rezultat zyrtar, ekipi i ndëshkuar automatikisht skualifikohet nga garat e mëtutjeshme.
Neni 28
Skuadrat e Ligës së parë në konkurrencën e meshkujve garat i zhvillojnë sipas rotacionit me
sistem të dyfishtë të pikëve, vajtje - ardhje gjatë sezonit vjeshtor dhe pranveror 2013/14
- Pjesa e parë e garave në edicionin vjeshtorë 2013/14
- Pjesa e dytë e garave në edicionin pranveror 2013/14
Skuadra që mbledhë më së shumti pikë pas përfundimit të dy stinorëve (vjeshtë –pranverë) Shpallet Kampion i Kosovës për edicionin garues 2013/14 dhe luan ndeshjen suplementare me skuadrën e plasuar ne vendin e 8 të Superligës së Kosovës, fituesi e fiton statusin e anëtarit të Superligës së meshkujve për edicionin garues 2014/15.
Neni 29
Skuadrat e Ligës së parë në konkurrencën e femrave garat i zhvillojnë sipas rotacionit me sistem të dyfishtë të pikëve, vajtje - ardhje gjatë sezonit vjeshtor dhe pranveror 2013/14
- Pjesa e parë e garave në edicionin vjeshtorë 2013/14
- Pjesa e dytë e garave në edicionin pranveror 2013/14
Ekipi që mbledhë më së shumti pikë pas përfundimit të dy stinorëve (vjeshtë –pranverë). Shpallet Kampion i Kosovës për edicionin garues 2013/14 dhe automatikisht e fiton statusin e anëtarit të Superligës së femrave për edicionin garues 2014/15.
Neni 30
Skuadra e cila renditet në vendin e 2 (dytë) pas përfundimit të garave në Ligën e parë të Kosovës për femra fiton të drejtën të zhvillon ndeshjen suplementare me skuadrën e renditur në vendin e 9-të në Superligen e femrave në terren neutral, dhe fituesi i ndeshjes automatikisht bëhet anëtar i Superligës për edicionin garues 2014/15.
Neni 31
Skuadrat e Ligës së kadetëve tek meshkujt dhe kadeteve tek femrat garat i zhvillojnë sipas sistemit të rotacionit të dyfishtë të pikëve, vajtje – ardhje gjatë stinorëve vjeshtë pranverë.
Skuadra që mbledhë më së shumti pikë pas përfundimit të dy stinorëve (vjeshtë –pranverë) Shpallet Kampion i Kosovës për edicionin garues 2013/14.
Neni 32
Garat në Superligë për meshkuj dhe femra, Ligën e parë për meshkuj dhe femra, si dhe në Ligat e grup-moshave të rinjve, zhvillohen sipas Rregullave të lojës, Propozicioneve ndërkombëtare të lojës dhe akteve normative të Federatës së Hendbollit të Kosovës.
Ekipet në Procesverbal (protokoll) të ndeshjes mund të paraqesin nga 14 lojtarë-re.
Neni 33
Ndeshjet e Kampionatit dhe ato për Kupën e Kosovës, zhvillohen sipas Rregullave Ndërkombëtare të lojës, Rregulloreve dhe dispozitave të FHK-së, EHF-it dhe IHF –it.
Pikët pas ndeshjes së përfunduar fitohen në këtë mënyrë:
Për fitore ………………………………. 2 pikë
Për barazim ……………………………. 1 pikë
Për humbje …………………………….. 0 pikë
Neni 34
Skuadrat në garat, Ligës së parë për femra dhe meshkuj si dhe Ligën e kadetëve renditen në tabelën e klasifikimit në bazë të pikëve të fituara. Në qoftë se dy apo më shumë ekipe kanë numrin e njëjtë të pikëve, atëherë renditja në tabelën e klasifikimit përcaktohet në njërën nga këto mënyra:
- Në bazë të pikëve të fituara në duele në mes të dy ose më shumë ekipeve.
- Skuadra më i mirë është ai që ka fituar më shumë pikë në këto duele.
- Nëse kanë numër të njëjtë të pikëve, atëherë skuadra më e suksesshme është ai që
ka gol-dallim më të mirë në ndeshjet e drejtpërdrejta.
- Nëse në ndeshjet e drejtpërdrejta edhe gol-dallimi është i njëjtë, atëherë skuadra më i
suksesshëm është ai i cili ka shënuar më shumë gola si mysafir në ndeshjet e
drejtpërdrejta
- Nëse edhe në këtë mënyrë (ndeshjet e drejtpërdrejta) nuk mund të caktohet renditja
në tabelën e klasifikimit, atëherë do të caktohet një ndeshje në terren neutral.
- Nëse ndeshja përfundon me rezultat të barabartë, zhvillohet vazhdimi i ndeshjes 2 x 5
minuta, dhe nëse sërish kemi rezultatin barabartë atëherë zhvillohet edhe një vazhdim
prej 2 x 5 minuta.
- Nëse edhe në këtë rast nuk mund të caktohet fituesi, do te ekzekutohen 7 m.
a) Para se të ekzekutohen 7 m, secili skuadër duhet ti emëroj pesë lojtarë të
cilët kanë të drejtë të luajnë duke ia dorëzuar gjyqtarit listën e numrave. Këta lojtarë
duhet të ekzekutojnë nga një gjuajtje, duke ja kaluar rendin lojtarëve kundërshtarë.
Secili skuadër është i lirë të vendosë rendin me të cilin lojtarët do ti ekzekutojnë gjuajtjet
e tyre.
b) Portierët munden lirisht të seleksionohen nga lista dhe të zëvendësohen në
përputhshmëri me Rregullat e lojës. Portierët mund të ekzekutojnë gjuajtje dhe
gjuajtësit mund të luajnë si portierë.
c) Gjyqtarët zgjedhin portën në të cilën do të ekzekutohen gjuajtjet. Zgjedhja e ekipit
për të ekzekutuar gjuajtjen e pare bëhet në bazë të shortit. Ekipi që fiton shortin mund
të zgjedh nëse dëshiron të ekzekutoj i pari apo i fundit.
d) Nëse shënimet janë të barabarta pas rrethit të parë, ekzekutimi i 7 m duhet të vazhdoj
përderisa nuk të arrihet vendimi (fitorja e njërit skuadër).
e) Rrethin e dytë duhet ta filloj ekipi kundërshtarë. Përsëri duhet të caktohen pesë
lojtarë qa kanë të drejtë të luajnë (lojtarët e emëruar më parë mund te emërohen
përsëri). Në rrethin e dytë arrihet vendimi me ndryshimin në diferencën e golave pasi
që të dyja skuadrat kane ekzekutuar nga një gjuajtje. Pas 5 gjuajtjeve përsëri duhet të
emërohen 5 lojtarë të cilët kanë të drejtë të luajnë (lojtarët e emëruar më parë mund te
emërohen përsëri)
f) Lojtarët dhe portierët me të drejtë loje janë lojtarët që në raportin e ndeshjes nuk janë
të pezulluar, skualifikuar apo përjashtuar.
g) Shkeljet serioze gjatë ekzekutimit të 7 m do të sanksionohen me
skualifikim. Nëse ekzekutuesi është skualifikuar apo lënduar duhet të zëvendësohet
me një lojtarë shtesë.
h) Derisa bëhet ekzekutimi i gjuajtjeve , vetëm ekzekutuesi, portieri aktual dhe gjyqtari
mund të gjenden në gjysmën përkatëse të fushës.
i) Nëse numri i lojtarëve me të drejt loje është më pak se 5, atëherë një lojtarë mund të
emërohet për të ekzekutuar gjuajtjen për herë të dytë në të njëjtën rreth.
Nëse edhe pas ekzekutimit të 7 m të dy rretheve rezultati mbetet baras ekzekutohen nga një shtatëshe deri në fitore definitive (këto shtatëshe mund t'i ekzekutojë i njëjti lojtar).
- Nëse janë më shumë se dy ekipe, renditja e tabelës do të caktohet në bazë të
Tabelës në miniaturë të formuar nga rezultatet e këtyre klubeve të luajtura mes vete.
- Shpenzimet e garave si dhe organizimin e ndeshjes në terren neutral i cakton
Komisari i garave.
Ndërsa shpenzimet i bartin skuadrat në mënyrë të barabartë sipas llogarisë së bërë nga Komisari i garave.
Neni 35
Tërheqja e shortit për zhvillimin e garave bëhet më së paku 15 ditë para fillimit të Kampionatit në takim dhe praninë e përfaqësuesve të klubeve. Radha për tërheqjen e shortit do të bëhet sipas renditjes në tabelë pas përfundimit të Kampionatit 2013/14.
Orarin e zhvillimit të ndeshjeve e përpilon Komisari i garave sipas sistemit të Bergerit e në bazë të numrave që tërheqin ekipet me radhë si janë të përcaktuara në nenin 3 të këtyre Propozicioneve.
Neni 36
Ndeshja regjistrohet nga KG-ja me rezultat zyrtar 10:0 në bazë të procesverbalit dhe deklaratave të personave zyrtarë në këto raste:
1. Nëse skuadra nuk ka udhëtuar pa arsye;
2. Nëse fusha nuk është përgatitur me fajin e vendësit (mikpritësit);
3. Nëse skuadra është paraqitur me lojtarë që nuk janë të regjistruar në mënyrë të
rregullt, licencuar, janë të dënuar ose pezulluar (suspenduar);
4. Nëse skuadra paraqitet me lojtarë të cilëve u ka kaluar kontrollimi mjekësor apo nuk ka
fare kontroll mjekësor;
5. Nëse vendësi nuk e ka siguruar mjekun ose teknikun e medicinës në ndeshje;
6. Nëse nuk e dokumenton se ka bërë kërkesë për sigurimin e ndeshjeve në SHPK -së.
Përveç që ndeshja do të regjistrohet me rezultat zyrtar 10:0 skuadrës do t'i merret edhe
një pikë në këto raste:
a) Nëse skuadra e dorëzon ndeshjen ose ndeshja nuk zhvillohet me fajin e tij.
b) Nëse skuadra e lëshon fushën ose nuk mundëson vazhdimin e lojës së filluar.
c) Nëse skuadra kundërshtar nuk pranon të zhvillojë ndeshjen për shkaqe të paarsyeshme
d Nëse me fajin e skuadrës ndërpritet ndeshja.
e) Nëse ndeshja ndërpritet, për shkak të sulmit fizikë ndaj personave zyrtar apo skuadra
kundërshtar.
Neni 37
Ndeshja mund të ndërpritet përkohësisht edhe përfundimisht.
Ndeshja mund të ndërpritet përkohësisht:
- për shkak të acarit apo nxehtësisë së madhe, përkatësisht kur fusha fiton ato
karakteristika ku pamundësohet kontrolli ndaj topit,
- për shkak të territ apo ndriçimit të dobët i cili është në kundërshtime më ato të
paraparat në Propozicionet e garave dhe aktet tjera normative të FHK-së,
- për shkak të sjelljes së pahijshme dhe huligane të shikuesve, përkundër vërejtjeve të
tërhequra nga personat e autorizuar (gjyqtarë, përfaqësuesit zyrtarë të klubit vendas),
- për shkak të konfliktit dhe qërimit të hesapeve në mes lojtarëve, trajnerëve dhe
personave zyrtarë të ekipeve,
- për shkak të trazirave në fushë, pengimit të lojës nga shikuesit apo për organizim të
dobët.
Në rastet kur loja ndërpritet përkohësisht, për shkak të fuqisë madhore, ndërprerja zgjat aq sa zgjat ajo situatë.
Ndeshja e re do të fillojë, përkatësisht do të vazhdojë prej momentit të ndërprerjes.
Ndeshja e ndërprerë përkohësisht duhet të zhvillohet brenda 24 orëve, duke filluar nga momenti i ndërprerjes.
Ndërprerja deri në fund e ndeshjes:
- për shkak të sulmit në personat zyrtar (gjyqtarë, vëzhgues-kontrollues) lojtarë, trajner,
- për shkak të ofendimeve (sharjeve te ndryshme) të lojtarëve kundershtarë, anëtarëve të
Bordit të FK-së, personave zyrtarë etj. Gjyqatrët dhe vëzhgues-kontrolluesi duhet ta
nderprejnë ndeshjen, te ju terhiqet vërejtja e fundit skuadrës organizatore, nëse përseritet
automatikisht te zbrazin palestrën dhe ndeshja te vazhdon pa shikues,
- kur janë cenuar rregullat e lojës deri në atë masë, ku gjyqtarët përkundër masave të
ndërmarra nuk mund ta përfundojnë ndeshjen,
Para vendimit për ndërprerjen e ndeshjes deri në fund vëzhgues – kontrolluesi dhe gjyqtarët janë të obliguar të kërkojnë nga ekipi vendas:
- të evitojnë mangësi rreth organizimit të ndeshjes nëse ndërprerja është pasojë e
organizimit të dobët,
- ti vënë rregullat në fushë,
- ti zbrazë tribunat apo pjesërisht ti largoi shikuesit nga njëra anë e palestrës,
Nëse edhe atëherë nuk është kthyer rendi në fushë, atëherë gjyqtarët e ndërpresin takimin deri në fund.
Tek ndeshjet e ndërprera përfundimisht nuk ka vazhdim të lojës.
Neni 38
Skuadra që gjatë një kampionati i humb dy ndeshje me rezultat zyrtar 0:10, automatikisht e humb statusin e anëtarit të ligës përkatëse, dhe nga sezoni i ardhshëm bën gara në një rang më të ulët të garave.
Në qoftë se ka zhvilluar më pak se 51 për qind të ndeshjeve, rezultatet e saja fshihen, kurse në qoftë se ka zhvilluar më tepër se 51 për qind, rezultatet e ndeshjeve të pazhvilluara regjistrohen me rezultat zyrtar 10:0 në të mirë të kundërshtarëve.
Neni 39
Ndeshjet e të gjitha ligave mund të zhvillohen të shtunave prej orës 11:00 deri në ora 19:00, dhe të dielave deri në ora 17:00.
Komisari i garave mund të shtyjë terminin e zhvillimit të ndeshjeve të Kampionatit e me kërkesë të njërit skuadër, kërkesë kjo që paraqitet më së paku 72 orë më herët.
Kërkesës i bashkëngjitet arsyeja me shkrim, për çka vendos Komisari i garave.
Skuadra që nuk ka termin të përhershëm për kohën e zhvillimit të ndeshjes, është i obliguar që së paku 72 orë para zhvillimit të ndeshjeve të radhës për atë javë, të informojë Komisarin e garave (zyrën e FHK-së).
Nëse ndeshja transmetohet drejtpërdrejt nga TV, atëherë termini i sajë duhet të përputhet me atë të TV-së.
Po ashtu përjashtim bëjnë edhe ekipet të cilat marrin pjesë në garat ndërkombëtare të Kupave të EHF-it.
Neni 40
Skuadrat janë të obliguara të kenë terminët e zhvillimit të ndeshjeve me orar dhe kohë të caktuar para fillimit të Kampionatit, kurse ato skuadra që e ndryshojnë terminin e zhvillimit të takimit janë të obliguara vetë ti informojnë Komisarin e garave (gjegjësisht zyrën FHK-së), personat zyrtar dhe skuadrat kundërshtare 48 orë para fillimit të ndeshjes mbi ndryshimin e terminit.
Ndërsa skuadrat të cilat për shkaqe të ndryshme i kanë palestrat apo fushat të zëra janë të obliguar që ndeshjet ti zhvillojnë në terrenin – palestrën rezervë të cilën duhet ta paraqesin para fillimit të Kampionatit.
Përndryshe ndeshjen do të e humbin me rezultat zyrtar.
Neni 41
Komisari i garave në Buletinin e radhës do të publikoi të gjitha licencimet e klubeve, lojtarëve, trajnerëve, gjyqtarëve, kontrollues - vëzhguesve, përfaqësuesve të klubeve, mjekëve etj. Dhe çdo ndryshim të rinj në licencim do të shpallë në Buletinin e radhës.
Buletini skuadrave do të ju dërgohet me postë elektronike (e-mail), dhe të gjitha klubeve dhe personave zyrtarë që disponojnë me e-mail si mjet i vetëm komunikimi. Prandaj të gjitha skuadrat, personat zyrtarë, trajnerët duhet të disponojnë me adresa elektronike. Të gjithë të informuarit janë të obliguar ta vërtetojnë pranimin.
Neni 42
Të gjitha skuadrat e Superligës në të dy konkurrencat janë të obliguar që në bankën e tyre të kenë trajner të licencuar me licencë përkatëse të cilin e lëshon SHTHK-ja për një vit garues. Çdo skuadër duhet të ketë së paku dy trajner të licencuar, një për skuadrën e parë e një për grup moshat e reja.
Skuadrat që nuk ka trajner të licencuar sipas Rregullores së SHTHK-së do të gjobiten:
- me 25 € për ndeshje skuadrat e Superligës (femra dhe meshkuj)
- me 15 € për ndeshje skuadrat e Ligës së parë (femra dhe meshkuj)
- me 15 € për ndeshje skuadrat e Ligave të juniorëve, kadetëve etj.
Nëse edhe në ndeshjen e dyte paraqiten pa trajner të licencuar denohen me 200 euro.
Mjetet e inkasuar nga këto gjoba ekskluzivisht shkojnë në konton e FHK-së, dhe duhet të përdorën për ngritjen profesionale të anëtarëve të SHTHK-së.
Licencimi i trajnerëve është i obliguar dhe bëhet 15 ditë para fillimit te Kampionatit ne Seminarin qendror të FHK-së nga data 24-27 gusht 2013. Nese skuadra nuk e dergon trajnerin ne Seminar i cili është i obligueshëm për trajner me qenë pjesëmarrës, çdo licencim i mëvonshëm kushton me gjobë prej 100 euro .
Neni 43
Skuadrat e Superligës duhet të kenë trajner të licencuar me licencë A dhe B, skuadrat e Ligës se parë dhe të dytë trajner me licencë C dhe D, trajnerëve të cilët janë në shkollim apo në përfundim të shkollimit ju mundësohet udhëheqja e skuadrave nëse në afat prej 6-të muajsh përfundon shkollimin në të kundërtën ju merret licenca e përkohshme, kurse ai klub trajneri i të cilit nuk disponon më të duhet pagojë në fondin e SHTHK-së, për të marrin licencë të përkohshme SHTHK-së për të udhëheqë klubin për atë edicion garues si vijon:
- 300 € për trajnerët që udhëheqin skuadrat e Superligës së meshkuj
- 150 € për trajnerët që udhëheqin skuadrat e Superligës së femrave.
- 100 € për trajnerët që udhëheqin skuadrat e Ligës së parë meshkuj dhe femra, juniorë, kadetë dhe pionierë.
- 200 € për trajnerët që nuk janë shtetas të Kosovës edhe nëse e ka licencën valide.
Mjetet e grumbulluara nga këto gjoba ekskluzivisht shkojnë në konton e FHK-së, dhe duhet të përdorën për ngritjen profesionale të anëtarëve të SHTHK-së.
Neni 44
Skuadrat e Superligës për meshkuj dhe femra janë të obliguara që të kenë kontrata të vlefshme me trajnerët në bazë të akteve normative të klubeve dhe Ligjit përkatës, kontrata të cilat vërtetohen edhe në SHTHK-ë, dhe për çdo mos përmbushje të kontratës trajneri apo klubi duhet ti drejtohet Gjykatës kompetente komunale.
Neni 45
Komisari i garave mund të shtyjë ndeshjen e caktuar pa kërkesë të skuadrave vetëm në këto raste:
- Fatkeqësisë elementare, ndalesës së organeve shtetërore, shëndetësore apo organeve lokale.
- Në rastet e helmimit apo të sëmundjeve të më shumë se pesë (5) lojtarëve standardë, duke dëshmuar me raportin mjekësor të vërtetuar nga Enti përkatës shëndetësor
- Pjesëmarrjes së një apo më tepër lojtarëve në Reprezentacionin e Kosovës apo të komunës, apo më gjerë në raste kur këto ndeshje janë të parapara me programin dhe kalendarin e garave të FHK-së,
- pjesëmarrjen e ekipeve në gara përfundimtare të Kupës së Kosovës apo gara të IHF-it ose EHF-it, në rast të ndeshjeve ndërkombëtare.
- Pjesëmarrjen e ndonjë lojtari si përforcim për garat e Kupave të EHF-it, në rast të ndeshjeve ndërkombëtare por duhet ti drejtohen të dy klubet Komisarit të garave me shkrim në të kundërtën ndeshja e skuadrës e cila e huazon lojtarin nuk do të shtyhet.
Neni 46
Për hir të rregullsisë së garave Komisari i garave mund të vendosë që ndeshjet e caktuara apo të gjitha ndeshjet e dy xhirove të fundit të luhen në të njëjtën ditë dhe termin.
Në ndeshjet e Kampionatit koha e pritjes së skuadrës është 30 minuta.
Vëzhgues-kontrolluesi mund të shtyjë kohën e pritjes nëse lejojnë kushtet, të cilat ndikojnë në zhvillimin e ndeshjes si kushtet atmosferike shfrytëzimi i sallës nga ekipet e tjera, mos prezenca e policisë apo të ngjashme më së shumti 60 minuta.
Nëse ndeshja për arsye objektive dhe të fuqisë madhore nuk mund të fillojë në terminin e caktuar do të pritet që kjo arsye të kalohet. Për këtë janë të autorizuar gjyqtarët, të cilët në konsultim paraprak me vëzhgues-kontrolluesin. Të gjitha këto të dhëna shënohen në procesverbal të ndeshjes. Ndeshja duhet të zhvillohet brenda 24 orëve të ardhshme dhe për këtë obligohet vëzhgues-kontrolluesi që në bashkëpunim me Përfaqësuesit e të dy klubeve ta cakton terminin zhvillimit të ndeshjes brenda 24 orëve dhe pastaj ta njofton edhe KG.
Neni 47
Të gjitha ndeshjet e mbetura gjatë sezonit vjeshtor duhet të zhvillohen para xhiros së fundit të këtij sezoni.
Komisari i garave është i obliguar që të ndërmarrë masa që në parim ndeshjet e shtyra të zhvillohen para xhiros së ardhshme të rregullt.
Në qoftë se për ndonjë arsye objektive nuk mund të zhvillohen ndeshjet e mbetura, atëherë Komisari i garave është i obliguar të shtyjë tërë xhiron e rregullt për një javë.
Neni 48
Ndeshjet e skuadrave të Superligës për meshkuj dhe femra, duke i përfshirë edhe skuadrat e të rinjve juniorë, kadetë dhe të pionierëve medoemos zhvillohen në palestrat sportive.
Ndeshjet e Ligës së parë për meshkuj dhe femra, si dhe të kategorive të tjera mund të zhvillohen edhe në terrene të hapura, por duhet ti plotësojnë kushtet e shënuara më poshtë.
Palestrat si dhe terrenet e hapura duhet t’i plotësojnë këto kushte:
- Terreni - fusha duhet t’i ketë dimensionet 40 x 20 m. sipas kushteve të parapara
me Propozicione të rregullave ndërkombëtare të hendbollit.
- Terrenet e hapura duhet të jenë të ndara nga publiku me rrethojë të fortë, e cila duhet ta
pengojë hyrjen e publikut në fushë, rrethoja duhet të jetë më së paku 1 m e lartë dhe
larg së paku 1 m nga vija anësore dhe 2 m pas vijave fundore (prapa porte). Pas
portave duhet të vendosen rrjeta apo të ngjashme si mbrojtje e gjuajtjeve mbi dhe afër
portës.
- Në palestra si dhe në fusha të hapura duhet të ketë lokale përkatëse për përgatitjen e
ekipeve dhe personave zyrtarë, sipas mundësive edhe ujë të nxehtë, si dhe lokale
gjegjëse, nyje sanitare dhe lokali ku përpilohet procesverbali.
- Në terrenet e hapura duhet të ekzistojnë kushtet për zhvillimin e ndeshjes, duhet të
vendoset tavolina për procesverbal, si dhe në të dyja anët e tavolinës zyrtare sipas
Propozicioneve të garave, ulëse apo të ngjashme për lojtarët rezervë, trajnerët dhe
drejtuesit e klubit, për mjekun kujdestar, për spiker të ndeshjes, si dhe për personat e
mjeteve të informimit.
- Prapa tavolinës zyrtare në një vend sa më të përshtatshëm dhe qendror të vendoset
flamuri kombëtar (shtetëror).
- Ekipet janë të obliguara që në vend sa më të përshtatshëm në terren të dukshëm për
ekipe dhe persona zyrtarë dhe publik të vendosin semaforin apo tabelën, në të cilën
përcillet rezultati dhe koha e zhvillimit të ndeshjes.
- Ndriçimi në palestër duhet të jetë 1000 lluksa, kurse organizatori duhet të siguroi
Aparaturën për matjen e ndriçimit sipas kërkesës së gjyqtarëve dhe vëzhguesit të
ndeshjes.
- Temperatura minimale për zhvillimin e një ndeshje duhet të jetë së paku 16 gradë
celsius.
- Hyrja e lojtarëve dhe e personave zyrtarë në terren duhet të jetë e siguruar dhe e
ndarë nga publiku
- Çdo skuadër organizator i ndeshjes duhet të sigurojë 2 topa dhe 3 kronometra për matjen
e kohës.
- Në palestrat sportive gjatë zhvillimit të ndeshjes është e ndaluar pirja e alkoolit,
duhanit dhe e lëngjeve në shishe prej qelqi apo kanaqe.
- Të gjitha palestrat apo terrenet e hapura duhet të jenë të regjistruara nga Komisari i
garave.
- Skuadrat e Superligës duhet të paraqesin fushat respektivisht palestrat rezervë si
alternativë në rast se nuk mund të zhvillojnë ndeshjen për shkaqe objektive palestrat e
tyre.
- Skuadrat terrenet e të cilave nuk janë pranuar nga Komisari i garave janë të obliguara që
ndeshjet t’i zhvillojnë në terrenet e pranuara ose nuk mund të marrin pjesë në gara.
Neni 49
Në lokalet ku hartohet procesverbali i ndeshjes mund të jetë prezent nga një përfaqësues i skuadrave, gjyqtarët, vëzhguesi, procesmbajtësi, matësi i kohës. Vërejtjet në regjistrimin e lojtarëve dhe vërejtjet e tjera bëhen para fillimit të ndeshjes në formularin e posaçëm të cilin e ka vëzhgues-kontrolluesi dhe nga një ekzemplar ju jepet të dy skuadrave.
Vëzhgues-kontrolluesi i ndeshjes është i obliguar ta ketë Listën zyrtare të lojtarëve të licencuar nga Komisioni për regjistrim të cilin e publikon Komisari i garave në Buletinin e radhës (për edicionin 2013/14).
Pas përfundimit të ndeshjes shënohet dhe konstatohet paraqitja e ankesës për shkak të shkeljes së Rregullave të lojës së hendbollit e cila duhet te shkruhet me shkrim dhe argumentohet nga paraqitësi i ankesës.
Neni 50
Para fillimit të ndeshjes duhet t'i mundësohet vëzhgues-kontrolluesit në prezencën e përfaqësuesve të skuadrave, gjyqtarëve dhe procesmbajtësit, shikimi i librezave të lojtarëve të paraqitur për atë ndeshje, si dhe plotësimi i procesverbalit me lojtarë të rinj nëse ai nuk është plotësuar në mënyrën e paraparë të lojtarëve, sipas Rregullave të lojës së hendbollit.
Për të gjitha ndeshjet e Kampionatit ato të Kupës procesverbali plotësohet me dorëshkrim por me shkronja të pastra në katër ekzemplarë të njëjtë, prej të cilëve origjinali i dorëzohet vëzhgues- kontrolluesit, ndërsa nga një ekzemplar (kopje) skuadrave që kanë zhvilluar ndeshjen. Të gjithë personat zyrtarë vërejtjet, raportet, ankesat etj. i dërgojnë të shtypura me shkronja të lexuara në formularët e posaçëm (Formularët 16.17 18,19 dhe 20) dhe janë te obliguar te ju dorëzojnë edhe te dy skuadrave.
Nëse nuk veprohet sipas paragrafit ma larte vëzhgues-kontrolluesi dënohet me 50 euro.
Të sigurohen kushtet normale për zhvillimin e ndeshjes e këtë në praninë e së paku katër kujdestarëve, të cilët rreth dorës mbajnë shenjën (shiritin) e kuq, në të kundërtën skuadra nikoqire sanksionohet me 100 €.
Neni 51
Skuadra mikpritëse është i obliguar të njoftojë Policinë e Kosovës, të bëjë sigurimin e ndeshjes dhe të sigurojë prani të mjaftueshme të Policisë.
Numrin e policëve varësisht nga rëndësia e ndeshjes e cakton stacioni përkatës i policisë.
Në ndeshjet me peshë dhe rëndësi të veçantë minimumi i forcave të sigurisë (policisë) duhet të jetë 10 policë, per këtë para ndeshjes duhet te vendos vëzhguesi i ndeshjes, dhe nëse nuk ka, të kërkon nga organizatori apo polici kryesor përforcime..
Nëse policia nuk është prezentë skuadra nikoqire ndeshjen e humb me rezultat 0:10, por në rastet kur ka dëshminë përkatëse e vërtetuar nga SHPK-ja mbi paraqitjen e ndeshjes, ndeshja nuk humbet me rezultat zyrtar por ndeshja zhvillohet një ditë tjetër.
Nëse edhe ditën tjetër kur e cakton terminin Komisari i garave, skuadra nikoqire nuk e siguron pranin e policisë, ndeshja humbet me rezultat zyrtar 0:10, pa marre parasysh se e ka dëshminë mbi paraqitjen e ndeshjes në polici.
Neni 52
Vëzhgues – kontrolluesi është i obliguar të ju tërheqë vërejtjen përfaqësueseve të skuadrave për ndonjë parregullsi (licencimin e lojtarëve (Formulari nr. 17), kontrollimin mjekësor (Formulari nr.18), apo ndonjë lëshim tjetër) pa marr parasysh se a ka dhënë vërejtje ekipi kundërshtar dhe këtë duhet të evidentojë në procesverbal të ndeshjes apo në formularin e posaçëm në të cilin duhet të nënshkruajnë përfaqësuesit e të dy skuadrave dhe gjyqtarët .
Rreptësishtë duhet të respektohet koha e fillimit të ndeshjes (çdo vonesë e skuadrave, personave zyrtarë ose arsye tjetër e vonesës së fillimit të ndeshjes, vëzhgues-kontrolluesi është i obliguar ti konstatoi në protokoll të ndeshjes)
Skuadra e cila nuk e respekton këtë, do të sanksionohet në bazë të vërejtjeve të vëzhgues – kontrolluesit më 50 € respektivisht gjyqtarët dhe vëzhgues-kontrolluesi 25 €. Si arsyetim mund të merret vetëm shkresa zyrtare e organeve gjegjëse (p.sh. e policisë për ngecje aksidentale ne trafik etj.).
Vëzhgues-kontrolluesi i cili nuk i vëren apo i vëren këto parregullsi dhe nuk i paraqet në procesverbal apo Raportin shtesë do të gjobitet me 25 €.
Neni 53
Skuadra vendëse do të dënohet në këto raste:
Për hedhjen e sendeve të forta dhe metalit në terren (shkrepës, monedha të metalta, kanaqe etj.) skuadra do të gjobitet në shumën prej 50 €.
Nëse në terren disa herë bëhet hedhja e sendeve të forta dhe të metalit (shkrepës, monedha të metalta, kanaqe etj.) atëherë skuadra do të gjobitet në shumën prej 100 €.
Për hedhje të lëndëve plasëse në terren (petardë etj.) me gjobë në shumën prej 100 €.
Neni 54
Skuadra vendëse është e obliguar të sigurojë mjekun kujdestar, i cili është i licencuar dhe i cili duhet të jetë prezent 30 minuta para fillimit të ndeshjes, si dhe gjatë tërë kohës së zhvillimit të ndeshjes.
Nëse ndeshja vonohet më shumë se 15 minuta për këtë shkak skuadra nikoqire dënohet me gjobitje prej 50 €.
Neni 55
Të gjithë lojtarët e regjistruar duhet të kenë kontroll mjekësor sistematik të kryer. Kontrolli mjekësor i lojtarëve kryhet në ambulancën e mjekësisë sportive ose në ndonjë ente tjetër mjekësor dhe evidencohet në librezat e lojtarëve dhe se ai duhet të bëhet për secilin sezon para fillimit të tij (kontrolli mjekësorë nuk mund të jetë më e vjetër se gjashtë muaj). Nëse lojtari-ja nuk ka kontroll mjekësor të kryer e të evidencuar të mjekësisë sportive apo entit tjetër shëndetësor dhe të vërtetuar në librezën garuese me vulë të këtyre institucioneve në harmoni nga paragrafi 1. i këtij neni, ai nuk mund të paraqitet në lojë. Nëse paraqitet, dhe skuadra kundërshtare paraqet ankese pas ndeshjes (Formulari nr. 17), ndeshja do të regjistrohet me rezultat zyrtar l0:0 në të mirë të skuadrës rivale, ndërsa skuadra do të dënohet në shumën prej 100 €.
Nëse skuadra nuk paraqet ankese pas përfundimit te ndeshjes.
Komisari i garave lojtarin e paraqitur pa kontrollim mjekësor do ta ndëshkon me gjobë prej 100 €, edhe nëse nuk ankese nga skuadra kundërshtare ne baze te fletëparaqitjes se vëzhgues-kontrolluesit i cili është i obliguar te evidenton këtë në formularin e posaçëm te FHK-se sipas Propozicioneve te garave.
Neni 56
Në ndeshjet e sezonit vjeshtor të drejtë loje kanë të gjithë lojtarët e regjistruar dhe të licencuar në mënyrë të rregullt të lindur më l996 dhe më të vjetër, si dhe lojtarët më të rinj, mirëpo ata duhet ta kenë të kryer kontrollimin special mjekësor, i cili shënohet në librezën garuese, dhe vërtetohet në zyrën e federatës nga Komisari i garave.
Nëse lojtari nuk e ka të evidencuar në librezë dëshminë se ka kryer vizitën speciale mjekësore para ndeshjes, përveç shikimit (kontrollit) të rregullt mjekësorë ekipi e humb ndeshjen me rezultat zyrtar 0:10, dhe dënohet me 100 €. Dëshmia nuk mund të jetë më e vjetër se gjashtë muaj.
Neni 57
Skuadrat pjesëmarrëse në gara paraqiten me ngjyrat e skuadrës. Nëse të dy skuadrat kanë ngjyrë të njëjtë, skuadra mysafire është i obliguar të sigurojë ngjyrë tjetër të fanellave. Të gjitha ekipet janë të obliguara t'i paraqesin ngjyrat e fanellave me të cilat do të zhvillojnë ndeshjet gjatë kampionatit. Skuadrat që nuk i paraqesin para fillimit të Kampionatit ngjyrat e fanellave të klubeve do të dënohen me nga:
- 100 € skuadrat e Superligës së meshkujve
- 100 € skuadrat e Superligës së femrave
- 50 € skuadrat e Ligës së parë (meshkuj dhe femra)
- 25 € skuadrat e Ligave tjera (junior, kadet etj).
Neni 58
Ngjyra e skuadrës publikohet në Buletinin zyrtar para fillimit të garave. Fanellat duhet të kenë numrat në shpinë në madhësi prej 20 cm, kurse në gjoks 10 cm, dhe numrat e lojtarëve në fanella duhet të jenë identik me numrat e shënuar në procesverbal. Numrat mund te jenë prej 1 deri 99.
Skuadrat duhet të kenë fanellat e njëjta e jo laramani, me numra në shpinë dhe në gjoks.
Vëzhgues – kontrolluesi obligohet që 30 minuta para fillimit të ndeshjes ti kontrolloi ngjyrat e fanellave të lojtarëve (lojtareve) sipas alinesë 1 të këtij neni, dhe kurrsesi në çastin e fundit para fillimit te ndeshjes.
Skuadra i cili nuk e plotëson kushtin nga alineja 1 dhe 3 e këtij neni dënohet me gjobë 50 €
Vëzhgues-kontrolluesi i cili nuk i përmbahet plotësimit të kushtit sipas alinesë 3 të këtij neni dhe i cili këtë nuk e konstaton në procesverbal të ndeshjes dënohet me gjobë prej 50 €
Skuadrat të cilave në fanella ju mungojnë numrat (para dhe mbrapa) dhe nuk i kanë fanellat dhe brekët sportive të njëjta ( laramani) do të dënohen me nga 50 € .
Neni 59
Skuadra që nuk ka fanella rezervë dhe që është njoftuar përmes publikimit në Buletinin zyrtar për ngjyrat e ekipit rival, e humb ndeshjen me rezultat zyrtar 0:10.
Neni 60
Para fillimit të ndeshjes, përfaqësuesit zyrtarë të skuadrave i ofrojnë në shikim vëzhgues – kontrolluesit të ndeshjes librezat e lojtarëve të paraqitur në procesverbal për atë ndeshje, të cilat duhet të jenë të licencuara nga organi kompetent për regjistrimin e lojtarëve.
Pa librezë garuese mund të paraqitet lojtari i cili më parë mund të identifikohet me mjete të tjera të identifikimit (letërnjoftim, pasaportë etj) por i cili është lojtarë i licencuar për edicionin 2013/14 sipas Listës së publikuar nga Komisari i garave dhe që duhet ta ketë Vëzhgues-kontrolluesi me vete.
Skuadra është e obliguar që të sigurojë dhe të sjellë librezën e garave brenda 48 orëve KG-së.
Nëse lojtari nuk posedon asnjërën prej dokumenteve të identifikimit, atëherë vëzhgues-kontrolluesi mund të bëjë fotografimin e lojtarit, ndërsa aparatin për fotografim e siguron skuadra e lojtarit që nuk ka dokumente.
Vëzhgues-kontrolluesi duhet që të bëjë fletëparaqitjen për këto raste në formularin e posaçëm të (Formulari nr. 18 ) Komisarit të garave në të cilin duhet të nënshkruhet lojtari kontestues apo përfaqësuesi i klubit me të cili ata vërtetojnë se lojtari është i licencuar dhe marrin mbi vete të gjitha pasojat sipas Propozicioneve të garave dhe Rregullores disiplinore të FHK-së.
Vëzhguesit i ofrohen për shikim edhe librezat e personave të tjerë zyrtarë, të cilët duhet të jenë të vërtetuar dhe të licencuar, sepse pa këtë ata nuk mund të ulen në bankën rezervë e as të përfaqësojnë klubin.
Neni 61
Skuadra vendëse është e obliguar të sigurojë kushtet normale për zhvillimin e ndeshjes, të sigurojë sigurimin e kujdestarisë dhe shërbimin e sigurimit. Të njoftojë vëzhguesin për kujdestarin kryesor.
Për çdo ndryshim të terminit të paraparë me kalendar, skuadra vendëse është e obliguar të lajmërojë 48 orë më herët Komisarin e garave.
Neni 62
Skuadra vendëse (organizatori ndeshjes) është i obliguar t`i respektoi të gjitha aktet normative të FHK-së, rreth organizimit dhe zhvillimit të ndeshjes deri sa të gjithë pjesëmarrësit e saj nuk e lëshojnë palestrën (stadiumin, fushën).
Me kërkesë të skuadrës mysafire organizatori (skuadra vendëse) është i obliguar t’u garantojë siguri të plotë lojtarëve mysafirë dhe të gjithë personave zyrtarë, prej arritjes dhe deri tek dalja nga qyteti pas përfundimit të ndeshjes në mënyrë të organizuar.
Gjithashtu skuadra vendase ( organizatori i ndeshjes) është e obliguar ta caktoi personin përgjegjës për pritjen, shoqërimin dhe përcjelljen e personave zyrtarë ( gjyqtarë dhe vëzhgues-kontrolluesin) prej momentit të arritjes dhe deri tek dalja nga qyteti pas përfundimit të ndeshjes.
Nëse nuk përmbushen kushtet paraprake, atëherë vlerësohet si organizim i dobët i ndeshjes, për çka ekipi do të dënohet në shumën prej:
- 200 € për skuadrat e Superligës (femra dhe meshkuj)
- 100 € për skuadrat e Ligës së parë (femra dhe meshkuj)
- 50 € për skuadrat e Ligës së dytë dhe Ligave tjera.
Neni 63
Në rastet e përleshjeve (rrahjes) së publikut me lojtarë (ose edhe persona zyrtarë) në fushë, si dhe shkaktimin e incidentit dhe ndërprerjes përkohësisht të ndeshjes skuadra vendase do të dënohet me gjobë nëse konstatohet se fajtor janë vendasit si vijon:
- 250 € gjobë dhe dy ndeshje pa prezencën e publikut për skuadrat e Superligës së meshkujve
- 150 € gjobë dhe dy ndeshje pa prezencën e publikut për skuadrat e Superligës së femrave
- 100 € gjobë dhe dy ndeshje pa prezencën e publikut për skuadrat e Ligës së parë për
meshkuj dhe femra
- 50 € gjobë dhe dy ndeshje pa prezencën e publikut për skuadrat e grup-moshës
Në rast se konstatohet se publiku i skuadrës mysafire ka shkaktuar përleshjen apo incidentin, skuadra mysafire do të dënohet me 300 €.
Konstatimi për publikun mysafir vlen vetëm atëherë kur skuadra mysafire i sjellë në mënyrë të organizuar tifozët e vetë me anë të shkresës zyrtare që ja dërgon skuadrës nikoqire si dhe vetë Komisarit të garave, apo kur identifikohet nga Policia e Kosovës individi apo grupi me shkresë zyrtare, si dhe në bazë të deklaratës së personave zyrtarë të ndeshjes.
Neni 64
Në rastet e përleshjeve (rrahjes) së publikut me lojtarë (ose edhe persona zyrtarë) në fushë, si dhe shkaktimin e incidentit dhe ndërprerjes deri në fund skuadra vendase do të dënohet nëse konstatohet se fajtor janë fajtor janë vendasit si vijon: .
- 300 € gjobë dhe 2-5 ndeshje të zhvillimit të ndeshjeve 30 km si vendas për skuadrat e
Superligës së meshkujve
- 200 € gjobë dhe 2-5 ndeshje të zhvillimit të ndeshjeve 30 km si vendas për skuadrat e
Superligës së femrave
- 100 € gjobë dhe 2-5 ndeshje të zhvillimit të ndeshjeve 30 km si vendas për skuadrat e
Ligës së parë meshkuj dhe femra
- 50 € gjobë dhe 2-5 ndeshje të zhvillimit të ndeshjeve 30 km si vendas për skuadrat e grup moshave të reja
Në rast se konstatohet se publiku i skuadrës mysafire ka shkaktuar përleshjen apo incidentin, skuadra mysafire do të dënohet me 500 €.
Konstatimi për publikun mysafir vlen vetëm atëherë kur skuadra mysafire i sjellë në mënyrë të organizuar tifozët e vetë me anë të shkresës zyrtare që ja dërgon skuadrës nikoqire si dhe vetë Komisarit të garave, apo kur identifikohet nga Policia e Kosovës individi apo grupi me shkresë zyrtare, si dhe në bazë të deklaratës së personave zyrtarë të ndeshjes.
Neni 65
Skuadra vendëse është e obliguar të sigurojë kushte optimale dhe të garantojë siguri për pjesëtarët e mjeteve të informimit (gazetarë të mediumeve, qoftë të shkruara apo atyre elektronike), në qoftë se këta akreditohen dhe paraqiten te organizatori i ndeshjes para fillimit të takimit. Skuadra vendase është e obliguar të sigurojë vendin e posaçëm për mjetet e informimit për ndjekjen e ndeshjes. Skuadra vendase është e obliguar të ia mundësoi xhirimin e papenguar të ndeshjes çdo ekipi të interesuar.
Skuadrat e Superligës – tek meshkujt dhe femrat e kanë të obliguar të bëjnë video xhirimin e ndeshjes dhe me kërkesë të Komisarit të garave ta dorëzojnë në zyrën e FHK-së në rastet kur ka ankesë apo ndonjë vërejtje tjetër apo kur kjo kërkohet para zhvillimit të ndeshjes nga KG në Buletinin zyrtarë të radhës. Kurse Liga e parë e meshkujve dhe femrave si dhe rangjet e tjera sipas vendimit të Komisarit të garave të publikuar në Buletinin e radhës.
Xhirimi duhet të jetë në DVD i nivelit profesional i paanshëm (mos të shkurtohet), dhe në kërkesë të KG ekipi vendas është i obliguar të e dorëzoj në FHK-së xhirimin.
Nëse nuk veprohet sipas vendimit të Komisarit të garave të publikuar në Buletinin e radhës skuadra organizatore do të gjobitet në shumë prej:
- Superliga – meshkujt 150 €
- Superliga - femrat 100 €
- Liga e parë – meshkujt dhe femrat 50 €
Çdo sulm dhe fyerje ndaj tyre (gazetarë, kameraman etj.) nga ana e lojtarëve, gjyqtarëve, trajnerëve dhe personave të tjerë zyrtarë të ndeshjes do të sanksionohet sipas akteve normative të FHK-së.
Neni 66
Skuadra vendëse është e obliguar të sigurojë së paku tre kronometra për matjen e kohës, dy topa për zhvillimin e ndeshjes, pipin rezervë, ekzemplarë të nevojshëm të procesverbalit si dhe kushtet normale për përpilimin e tij. Po ashtu është i obliguar t’i japë ndihmë vëzhguesit me rastin e përpilimit të procesverbalit dhe eventualisht me rastin e marrjes në pyetje të personit të caktuar (marrja e deklaratave me shkrim etj).
Në rastet kur në ndeshje mungon vëzhgues – kontrolluesi apo semafori nuk punon ose është prishje, atëherë përfaqësuesit zyrtarë të dy ekipeve kanë të drejtë të qëndrojnë në tavolinën zyrtare.
Neni 67
Shpenzimet e personave zyrtarë, të gjyqtarëve, vëzhgues-kontrolluesit, i paguan skuadra vendëse nëpërmjet fletëpagesës të cilën personat zyrtarë (gjyqtarët dhe vëzhgues-kontrolluesit) i marrin nga Komisari i garave i FHK-së, kurse shpenzimet e personave tjerë zyrtarë procesmbajtësit dhe kohëmatësit të cilët i cakton vendasi po ashtu i bartë ekipi vendas.
Para fillimit të ndeshjes bëhet përmbushja e obligimeve ndaj personave zyrtarë të takimit. Nëse skuadra vendëse nuk i përmbahet këtij neni, ndeshja nuk zhvillohet dhe skuadra vendës (apo ai mysafir që ka obligime) e humb ndeshjen me rezultat zyrtar, dhe njëkohësisht obligohet skuadra vendase që deri tek ndeshja e radhës ti paguajë personave zyrtarë shpenzimet e udhëtimit dhe mëditjet.
Nëse skuadra nuk i përmbush obligimet por ndeshja zhvillohet, FHK-ja nuk merr asnjë obligim ndaj personave zyrtar për përmbushjen e tyre.
Neni 68
Të gjitha skuadrat para fillimit të Kampionatit të rinj janë të obliguara të bëjnë pagesën në emër të pjesëmarrjes në gara si vijon:
- Super liga - meshkujt………. 1.500 €
- Super liga – femrat ...…….… 800 €
- Liga e parë për meshkuj….… 400 €
- Liga e parë për femra ...…… 200 €
Gjysma e shumës paguhet para fillimit të stinorit vjeshtor kurse tjetra para fillimit të stinorit pranveror.
Skuadrat të cilat në gara kanë të inkuadruar edhe skuadrat e dyta në rangje më të ulëta të garave, lirohen nga pagesa e pjesëmarrjes.
Shkollat e hendbollit të cilat inkuadrohen në rangjet më të ulëta të garave, lirohen nga pagesa e pjesëmarrjes.
Pagesa e pjesëmarrjes duhet të paguhet 7 ditë para fillimit të sezonit (vjeshtë dhe pranverë). Pagesa bëhet në xhirollogarinë e FHK-së dhe për këtë duhet të paraqitet dëshmia.
Skuadra e cila nuk e bënë pagesën sipas paragrafit të lartcekur nuk mundet ta zhvilloj ndeshjen e radhës.
Neni 69
Vëzhguesi i ndeshjes është i obliguar që para fillimit të ndeshjes së xhiros të parë të Kampionatit të ri që të kërkojë nga përfaqësuesit zyrtarë të skuadrave fletëpagesat me të cilat dëshmohet përmbushja e obligimit, përkatësisht pagesën e pjesëmarrjes etj.
Neni 70
Nëse njëra nga skuadrat nuk ka dëshmi (fletëpagesë të pagesës së pjesëmarrjes), ndeshja nuk do të zhvillohet dhe ajo do të regjistrohet me rezultat 10:0 në të mirë të kundërshtarit. Nëse dy skuadrat nuk e argumentojnë pagesën e pjesëmarrjes, ndeshja nuk mund të zhvillohet, ndërsa ekipet fitojnë 0 pikë dhe evidencohen si ndeshje të pazhvilluara, dhe nëse edhe një ndeshje nuk e zhvillojnë gjatë Kampionatit, e humbin statusin e anëtarit të ligës përkatëse. I njëjti rast vlen kur kemi edhe me mos përmbushjen e obligimeve të skuadrave ndaj FHK-së sipas urdhëresë së publikuar ne Buletinin e radhës.
Neni 71
Delegimin e personave zyrtarë të cilët janë anëtarë të FHK-së, për çdo ndeshje e bën Komisari i garave (gjyqtarët me propozim të Komisionit apo Komisarit për delegim të SHGJHK-së), kurse ne formularin e posaçëm (Formulari nr.22) është Urdhëresa zyrtare për kryerjen e detyrës dhe përmbushjen e pagesës se gjykimit te ndeshjes (shuma e mëditjeve, taksave ) si vijon:
Taksat për gjyqtarë dhe kontrollues në Super ligën e meshkujve: 30 €
Taksat për gjyqtarë dhe kontrollues në Super ligen e femrave: 25 €
Taksat për gjyqtarë dhe kontrollues në Ligen e parë të meshkujve dhe femrave: 20 €
Taksat për gjyqtarë dhe kontrollues në Ligën e dytë të femrave: 15 €
Taksat për gjyqtarë dhe kontrollues në ndeshjet e juniorëve, kadetëve: 10 €
Neni 72
Mëditjet do të jenë në nivelin e Federatës se Hendbollit te Kosovës për të gjithë zyrtarët që janë të inkuadruar në gara, zyrtaret e FHK-se (anëtarëve te Bordit, administratës, komisioneve, përfaqësueseve etj) ne shume prej 10 €.
Neni 73
Ne edicionin e rinj te garave te Kampionatit te Kosovës do te aplikohet tarifa fikse e çmimeve (me poshtë e keni tabelën) e cila do te përcakton shumen e pagesës ne baze te largësisë nga vendi i udhëtimit deri tek vendi ku zhvillohet ndeshja. Tarifa vlen ne dy drejtimet (vajtje-ardhje), kurse ata persona zyrtare qe llogarisin me shume shpenzime se sa është ne çmimet e paraqitura ne tabelë, mjetet do ti kthejnë (Komisari do te bazohet ne Urdhëresën zyrtare (Formularin nr.22), kurse do te sanksionohet me 20 € vëzhguesi i ndeshjes pasi është përgjegjës për plotësimin e Urdhëresës (Formularit nr.22).
Bordi ka marrë vendim që kur kemi të bëjmë me qiftin e gjyqtarëve që delegohen nga i njëjti qytet, gjyqtarët nuk mund te marrin shpenzimet e rrugës në shumë të plotë por sipas kësaj tabele më posht, si edhe në rastet rastet kur të tre personat zyrtarë (të dy gjyqtarët dhe vëzhgues-kontrolluesi) janë nga i njejti vend.
TABELA 1
Shpenzimet e personave zyrtare (gjyqtarë v edhe vëzhgues) për edicionin 2013/14 prej vendit ku edhëton deri në vendin ku zhvillohet ndeshja
Vendi Pr Ob Vu Sa Mi Sk Kaq Kij Ist Pej De Gj Ra Prz Sh Fe Lip Gji F.K Dr Po Ma
Prishtinë 10 15 15 15 15 15 15 20 20 20 20 10 20 10 10 10 15 5 10 10 15
Obilic 5 10 10 10 15 15 15 20 20 20 20 15 20 10 10 5 15 5 10 10 15
Vushtrri 10 10 10 10 15 20 15 15 20 20 20 20 20 15 15 15 20 15 15 15 15
Samadrexhë 10 10 5 10 15 20 15 15 20 20 20 20 20 15 15 15 20 15 15 15 15
Mitrovicë 10 10 10 10 10 20 15 15 20 20 20 20 20 15 15 15 20 15 15 15 20
Skenderaj 15 15 10 10 10 20 20 15 20 20 20 15 20 20 20 15 20 15 10 15 15
Kaqanik 15 15 20 20 20 20 20 20 20 20 20 20 20 15 10 15 15 15 20 20 20
Kijevë 15 15 15 15 15 15 20 15 15 20 15 10 15 15 20 20 20 10 10 15 10
Istog 15 15 20 20 15 15 20 15 10 15 20 15 20 20 20 20 20 20 15 10 15
Pejë 20 20 20 15 20 15 20 10 10 5 15 15 20 20 20 20 20 20 15 20 20
Deçan 20 20 20 20 20 20 20 15 15 5 10 15 20 20 20 20 20 20 15 20 20
Gjakovë 20 20 20 20 20 20 20 15 20 15 10 10 15 20 20 20 20 20 20 15 15
Rahovec 15 20 20 20 20 15 20 5 15 20 20 10 15 20 20 20 20 15 10 20 5
Prizren 20 20 20 20 20 20 20 15 20 20 20 15 10 20 20 20 20 20 20 20 10
Shtime 10 5 10 10 10 10 10 10 15 15 15 15 10 10 5 5 10 10 15 20 15
Ferizaj 10 10 15 15 15 20 10 20 20 20 20 20 20 20 5 5 10 15 15 20 15
Lipjan 10 10 15 15 20 20 10 15 20 20 20 20 20 10 5 5 10 10 10 10 10
Gjilan 10 10 10 10 15 15 15 15 15 15 15 15 15 15 10 5 10 10 10 15 15
F.Kosovë 5 5 5 5 10 10 10 10 15 15 15 10 15 15 10 5 5 15 5 5 10
Drenas 10 5 10 10 10 5 5 5 10 10 10 10 5 10 10 10 10 15 5 10 5
Podujevë 10 5 10 10 10 10 10 10 15 15 15 15 15 15 10 10 10 15 15 10 15
Malishevë 15 15 15 15 20 15 20 10 15 15 20 15 5 10 10 15 15 15 10 10 20
Vërejtje: Tabela 2
Kjo tabelë vlenë vetëm për vëzhgues-kontrolluesin apo njërin gjyqtarët që udhëton nga tjetër qytetit (vendi) tjetër diametralisht të kundertë p.sj. Podijevë – Gjilan etj.
TABELA 2
Shpenzimet e personave zyrtare (gjyqtarë dhe vëzhgues) për edicionin 2013/14 prej vendit ku edhëton deri në vendin ku zhvillohet ndeshja
Vendi Pr Ob Vu Sa Mi Sk Kl Kij Ist Pej De Gj Ra Prz Sh Fe Lip Gji F.K Dr Po Ma
Prishtinë 5 10 10 10 10 10 10 15 15 15 15 10 15 10 10 5 10 5 10 10 10
Obilic 5 5 5 10 10 10 10 15 15 15 15 10 15 5 10 5 10 5 10 5 10
Vushtrri 5 5 5 5 10 10 10 10 15 15 15 15 15 10 10 10 10 10 10 10 10
Samadrexhë 10 5 5 5 10 10 10 10 15 15 15 15 15 10 10 10 10 10 10 10 10
Mitrovicë 10 5 5 5 5 10 10 10 15 15 15 15 15 10 10 10 15 10 10 10 10
Skenderaj 10 10 10 10 5 5 5 5 10 10 10 10 10 10 10 10 15 10 5 15 10
Klinë 10 10 10 10 10 5 5 5 5 10 10 10 10 10 10 10 15 10 5 15 5
Kijevë 10 10 10 10 10 5 5 10 10 10 10 5 10 10 10 10 15 10 5 15 5
Istog 15 15 10 10 10 5 5 5 5 5 10 10 15 15 15 15 15 15 10 15 10
Pejë 15 15 15 15 10 10 5 5 5 5 10 10 10 15 15 15 15 10 10 15 10
Deçan 15 15 15 15 15 10 10 10 5 5 5 10 10 15 15 15 15 10 10 15 10
Gjakovë 15 15 15 15 15 15 10 10 10 10 5 5 5 15 15 15 15 15 10 15 10
Rahovec 10 10 15 15 15 10 10 5 10 10 10 5 5 15 15 15 15 10 5 15 5
Prizren 15 15 15 15 15 15 10 10 15 10 10 5 5 10 10 10 15 10 10 15 10
Shtime 10 5 10 10 10 10 10 10 15 15 15 15 10 10 5 5 10 5 10 10 10
Ferizaj 10 10 10 10 10 15 15 10 15 15 15 15 10 10 5 5 5 10 10 10 10
Lipjan 5 5 10 10 10 10 10 10 15 15 15 15 10 10 5 5 10 10 10 10 10
Gjilan 10 10 10 10 15 15 15 15 15 15 15 15 15 15 10 5 10 10 10 15 15
F.Kosovë 5 5 5 5 10 10 10 10 15 15 15 10 15 15 10 5 5 15 5 5 10
Drenas 10 5 10 10 10 5 5 5 10 10 10 10 5 10 10 10 10 15 5 10 5
Podujevë 10 5 10 10 10 10 10 10 15 15 15 15 15 15 10 10 10 15 15 10 15
Malishevë 10 10 10 10 10 10 5 5 10 10 10 10 5 10 10 10 10 15 10 5 15
Neni 74
Nëse vëzhguesi nuk është prezent në ndeshje, atë e zëvendëson me të gjitha të drejtat dhe obligimet e ushtron gjyqtari i parë i deleguar. Personi zyrtar mund të japë dorëheqje më së voni 48 orë para fillimit të ndeshjes me shkrim, ndërsa arsyen e dorëheqjes e vlerëson Komisari i garave. Për dorëheqje të paarsyeshme të personave zyrtar (gjyqtarëve dhe vëzhgues – kontrolluesve) pasojnë masat disiplinore në mbështetje të dispozitave të Rregullores mbi masat disiplinore të FHK-së.
Dorëheqjen e vëzhgues – kontrolluesit e vlerëson dhe e zëvendëson Komisari i garave.
Neni 75
Dorëheqja e parë gjatë një edicioni të garave e paargumentuar dhe që nuk është bërë me shkrim, dhe në afatin e paraparë do të sanksionohet nga Komisari i garave prej 1-2 ndeshje mos delegim dhe me 25 € gjobë.
Dorëheqja e dytë gjatë një edicioni të garave e paargumentuar dhe që nuk është bërë me shkrim, dhe në afatin e paraparë do të sanksionohet nga Komisari i garave prej 2-4 ndeshje mos delegim dhe me 25 € gjobë.
Dorëheqja e tretë gjatë një edicioni të garave e paargumentuar dhe që nuk është bërë me shkrim, dhe në afatin e paraparë do të sanksionohet me pezullim nga Komisari i garave deri në përfundim të edicionit garues 2013/14.
Dorëheqjen e gjyqtarit e vlerëson dhe e zëvendëson Komisari i garave.
Neni 76
Në raste të skualifikimit të një apo më shumë lojtarëve në ndeshje, vëzhguesi është i obliguar që pas përfundimit të ndeshjes t’i marrë deklaratat me shkrim të lojtarëve të përjashtuar (Formulari nr. 21) , si dhe të marrë librezat e tyre.
Përjashtim nga alineja paraprake bëjnë lojtarët e përjashtuar nga loja (3 x 2 min).
Deklaratat e lojtarëve duhet të jenë të nënshkruara nga vetë lojtarët e skualifikuar dhe deklaratat e tyre (në formularin e posaçëm që është i obliguar dhe duhet ta ketë vëzhgues-kontrolluesi janë pjesë përbërëse e procesverbalit.
Nëse vëzhguesi nuk ka mundësi të marrë deklaratën e lojtarëve të skualifikuar, ai është i obliguar në Raport të theksojë e në procesverbal t’i tregojë arsyet e veprimit, të cilat kanë shkaktuar mungesën e deklaratave, ndërkaq ekipi është i obliguar që në afatin prej 48 orësh pas përfundimit të ndeshjes, deklaratat t’ia përcjellë Komisarit të garave (zyrës së FHK-së).
Neni 77
Lojtarët dhe personat zyrtarë (këtu bëjnë pjesë trajneri, udhëheqësi teknik, përfaqësuesi zyrtar i ekipit dhe mjeku) të skualifikuar me Raport automatikisht suspendohen dhe nuk kanë të drejtë të ushtrojnë funksionin, përkatësisht të drejtë loje deri në marrjen e vendimit nga ana e Komisarit të garave (Formulari ne.19 ).
Neni 78
Nëse në ndeshjen e ardhshme të Kampionatit ose për Kupë aktivizohet lojtari i suspenduar ose personi përkatës zyrtar, ndeshja do të regjistrohet me rezultat zyrtar 10:0 për ekipin kundërshtar dhe ekipi do të dënohet me 100 € gjobë.
Neni 79
Lojtari, trajneri apo personi zyrtarë i skualifikuar me Raport për shkak të sjelljeve të rënda josportive ndaj personave zyrtarë, lojtarëve kundërshtarë do të dënohet me 1-3 ndeshje mos lojë si dhe:
- 50 € gjobë për lojtarët e Superligës së meshkujve dhe femrave
- 50 € gjobë për lojtarët e Ligës së parë të meshkujve dhe femrave
- 25 € gjobë për lojtarët e grup-moshave të reja (juniorë, kadet, pionier).
Në rastet e përsëritura dënimet do të jenë progresive.
Skuadra e cili nuk e përmbush obligimin e gjobës së dënimit, mund të zhvillon ndeshjen e radhës por nuk guxon të aktivizohet lojtari, trajneri apo personi zyrtarë i ndëshkuar – dënuar deri në përmbushjen e obligimit.
Neni 80
Lojtari, trajneri apo presoni zyrtarë i skualifikuar me Raport për shkak të tentimit apo sulmit fizikë ndaj personave zyrtarë apo lojtarëve kundërshtarë do të dënohet me 4 – 8 ndeshje mos lojë si dhe:
- 100 € gjobë për lojtarët e Superligës së meshkujve
- 50 € gjobë për lojtarët e Superligës së femrave
- 50 € gjobë për lojtarët e Ligës së parë të meshkujve dhe femrave
- 25 € gjobë për lojtarët e Ligës së grup-moshave të reja
Në rastet e përsëritura dënimet do të jenë progresive.
Skuadra e cili nuk e përmbush obligimin e gjobës së dënimit, mund të zhvillon ndeshjen e radhës por nuk guxon të aktivizohet lojtari, trajneri apo personi zyrtarë i ndëshkuar – dënuar deri në përmbushjen e obligimit.
Neni 81
Lojtari i skualifikuar për faul të rëndë (ashpër) automatikisht do të dënohet me gjobitje si vijon:
- 50 € gjobë për lojtarët e Superligës së meshkujve dhe femrave
- 50 € gjobë për lojtarët e Ligës së parë të meshkujve dhe femrave
- 25 € gjobë për lojtarët e Ligës së dytë dhe juniorëve.
Lojtari, trajneri apo personi zyrtarë i cili nuk e përmbush obligimin e gjobës së dënimit, nuk mund të zhvillon ndeshjen e radhës dhe nuk guxon të aktivizohet në lojë deri në përmbushjen e obligimit.
Neni 82
Procesverbalin e ndeshjes mund ta mbajë edhe personi zyrtar që nuk është nga vendi ku zhvillohet ndeshja për çka është i verifikuar. Nëse gjyqtarët e deleguar japin dorëheqje, ata zëvendësohen me çiftin rezervë të caktuar nga Komisari i garave, nëse edhe ata nuk vijnë, përkatësisht nuk janë prezentë, atëherë në marrëveshje me përfaqësuesit e klubeve do t’i zëvendësojë çifti i gjyqtarëve të sprovuar, i cili është prezent në palestër ose fushë dhe i cili është në listën e gjyqtarëve të kësaj kategorie.
Nëse nuk arrihet marrëveshja ndërmjet dy skuadrave që ndeshjen ta drejtojnë gjyqtarët prezentë, atëherë ata i cakton vëzhguesi pa pëlqimin e ekipeve.
Skuadra e cila nuk zhvillon ndeshjen apo refuzon të zhvillojë ndeshjen, e humb ndeshjen me rezultat 10:0 dhe dënohet me 100 €.
Në rast të mungesës së njërit gjyqtar të deleguar, ndeshjen e drejton gjyqtari tjetër prezent.
Nëse në ndeshje nuk është prezent asnjë çift i gjyqtarëve, ndeshja nuk do të zhvillohet, ndërsa Komisari i garave do të caktojë terminin të ri për zhvillimin e ndeshjes pas shqyrtimit të materialit të kompletuar.
Neni 83
Gjyqtarët dhe vëzhgues – kontrolluesi janë të obliguar të jenë në palestër apo fushë të hapur (të përgatitur në pajisje sportive), 30 minuta para fillimit të ndeshjes për arsye të kontrollimit të palestrës, përkatësisht të fushës dhe kushteve të tjera.
Gjyqtarët dhe vëzhgues - kontrolluesi janë të obliguar të nënshkruajnë procesverbalin e ndeshjes, duke përshkruar të gjitha momentet kontestuese të ndeshjes (skualifikimit, skualifikimet me Raport, fleteparaqitjet (Formulari nr. 19), arsyen e vonesës së fillimit të ndeshjes si dhe arsyen e vonesës së personave zyrtarë), përveç skualifikimit për shkak të përjashtimit 3 x 2 in, sjelljet josportive të gjithë pjesëmarrësve, si dhe sqarimet rreth ankesës së paraqitur në gjykim apo për ndeshjen e ndërprerë ose ndeshjen që është zhvilluar në formularin e posaçëm (Formulari nr.20) që duhet ta ketë vëzhgues-kontrolluesi i ndeshjes. Po kështu vepron edhe vëzhguesi, i cili edhe më hollësisht shtjellon rrjedhën e ndeshjes.
Për mos përmbajtje të këtyre detyrave dhe mosardhjen me kohë, personat zyrtar do të ndëshkohen prej 2 ndeshje mos delegim dhe me nga 50 € gjobitje.
Për mos përmbajtje të këtyre detyrave dhe mosardhjen me kohë për herë të dytë gjatë një edicioni të garave, personat zyrtar do të ndëshkohen prej 1-3 ndeshje mos delegim dhe me nga 50 € gjobitje.
Për mos përmbajtje të këtyre detyrave dhe mosardhjen me kohë për herë të tretë gjatë një edicioni të garave, personat zyrtar do të pezullohen deri në përfundim të edicionit të garave 2013/14.
Neni 84
Vëzhgues-kontrolluesi dhe gjyqtarët janë të obliguar më së voni 48 orë pas përfundimit të ndeshjes t'ia dorëzojnë procesverbalin e ndeshjes Komisarit të garave. Procesverbali duhet të përpilohet pas përfundimit të ndeshjes në prani e gjyqtarëve, procesmbajtësit, matësit të kohës, përfaqësueseve zyrtarë të skuadrave, mjekut dhe kujdestarit kryesor.
Nëse për ndonjë arsye procesverbali origjinal asgjësohet apo humbet, përpilohet procesverbali i ri në prani të personave të theksuar më lart.
Procesverbali i përgatitur sërish verifikohet me nënshkrimet e personave zyrtarë, por pa plotësime dhe ndryshime nga i mëparshmi.
Neni 85
Nëse ndonjë nga personat zyrtarë nuk e nënshkruan procesverbalin e ndeshjes, në bazë të paraqitjes së vëzhguesit do të dënohet prej 3 muaj deri në një vit ndalesë të ushtrimit të çfarë do funksioni në hendboll.
Për zhdukjen e procesverbalit nga çdo person në palestër ose fushë apo në lokalet e ekipit, ekipi do të dënohet me të holla në shumën prej 100 €, sipas paraqitjes së vëzhguesit të ndeshjes.
Neni 86
Nëse vëzhgues-kontrolluesi nuk e sjell procesverbalin në afat prej 48 orëve pas përfundimit të ndeshjes në zyrën e FHK-së, apo para KG-së do të ndëshkohet me mos delegim prej 1 deri në 2 ndeshje të Kampionatit apo për Kupë, si dhe do të gjobitet me 25 €.
Nëse vëzhgues-kontrolluesi e dërgon me post procesverbalin, duhet që paraprakisht të e dërgon me Fax, në mënyrë që Komisari i garave të mund të mbaj mbledhjen e radhës dhe të bëjë regjistrimin e ndeshjes, kush nuk i përmbahet këtij neni do të ndëshkohet me mos delegim prej 1 deri në 2 ndeshje të Kampionatit apo për Kupë, si dhe do të gjobitet me 50 €.
Neni 87
Nëse procesverbali nuk i përmban të gjitha shënimet e kërkuara, si shënimet për përfaqësuesit zyrtarë, lojtarëve, numri i golave të shënuara dhe deklaratat në të, vëzhgues-kontrolluesi do të ndëshkohet me 25 € nëse konstatohet se ka shkrua në Raportin mbi vëzhgimin e ndeshjes se puna e procesmbajtësit dhe kohëmatësit ka qenë korrekte.
Nëse në procesverbal apo fletëparaqitjet nuk janë të përshkruara të gjitha ngarjet të një ndeshjeje sidomos momentet kontestuese të paraqitura dhe te pershkruara nga përfaqësuesit zyrtarë të skuadrave apo gjyqtarët dhe personat tjerë të ndeshjes , vëzhgues-kontrolluesi i ndeshjes do të dënohet prej 4 ndeshje deri në 6 muaj mos delegim.
Neni 88
Vëzhgues – kontrolluesit e ndeshjes janë të obliguar që më së shumti 30 minuta pas përfundimit të ndeshjes të lajmërojnë zyrën e FHK-së (kujdestarinë) mbi përfundimin e ndeshjes me të dhënat elementare - rezultatin me anë të mesazhit të shkruar.
Numri kontaktues i dërgimit të rezultatit përfundimtar dhe atij të pjesës së parë me mesazh të shkruar është 044/508 996.
Vëzhguesi apo vëzhgues – kontrolluesi i ndeshjes është i obliguar që pas përfundimit të ndeshjes të bëjë vlerësimin e gjyqtarëve. Formulari i vlerësimit të gjykimit duhet të dërgohet në FHK për mes postes elektronike kontrolli@kosovahandball.info në afat prej 48 orëve. Obligohen vëzhgues-kontrolluesit që edhe gjyqtarëve të ju dërgojnë vlerësimin mbi gjykimin e ndeshjes me post elektronike.
Gjyqtarët obligohen që pas ndeshjes të bëjnë bisedën lidhur me vlerësimin nga ana e kontrollues-vëzhguesit.
Vëzhguesi i ndeshjes është i obliguar që bashkë me procesverbalin e ndeshjes ta dorëzojnë edhe raportin mbi vëzhgimin e ndeshjes, kurse vlerësimin e gjyqtarëve me anë të postës elektronike në këtë e-mail: kg@kosovahandball.info më së largu48 orë pas ndeshjes.
Kush nuk i përmbahet këtij neni do të dënohet me 25 € gjobë, kurse në rastet e përsëritura dënimi do të jetë progresiv 50 €.
Neni 89
Skuadra ka të drejtë të kërkojë super-kontroll, më së voni tri (3) ditë para zhvillimit të takimit të ndeshjes, shpenzimet e Super-kontrollit i bartë ekipi që ka kërkuar Super-kontrollin.
Nëse Super-kontrollin e kërkon ndonjë nga organet apo Komisionet e FHK-së, atëherë shpenzimet i bartë arka e FHK-së përkatësisht arka e SHGJHK-s ë kur këtë e kërkon SHGJHK-ja për nevoja të veta (kontrollimi i gjyqtarëve, kontrolluesve etj).
Kërkesa për Super-kontroll me shkrim i dorëzohet Komisarit të garave, dhe atë e cakton Komisari i garave duke e njoftuar më parë kryetarin e Bordit të FHK-së për vendimin e marr.
Komisari i garave i cili udhëheq me gara, në zbatimin e procedurave ndëshkuese aplikon aktet normative në fuqi.
Në ndeshjet me peshë të veçantë do të delegohen vëzhguesi dhe kontrolluesi për qëllim të mbikëqyrjes më të mirë të punës, dhe shpenzimet i bart Komisari i garave gjegjësisht FHK-ja.
Neni 90
Delegimi i personave zyrtare ne edicionin 2013/14 do te bëhet ne bazë të rang listes së FHK-së. Rangimi bëhet sipas sipas rezultateve te treguara ne Seminarin qendror qe organizon FHK-ja gjegjësisht Komisari i garave ne bashkëpunim me SHGJHK-në, sipas kategorizimit A,B dhe C .
Pjesëmarrja e gjyqtarëve dhe vëzhgues-kontrolluesëve është i obliguar për të gjithë personat zyrtarë dhe mbahet prej dates 23-25 gusht 2013.
Ritestimi për ata që tregojnë rezultate negative në Seminarin qendror organizohet pas një muaji, kurse ata që nuk marrin pjesë fare ne Seminarin qendror testimi i ri organizohet 15 tetor 2013. Mos pjesëmarrja automatikisht sjell mos përfshirje në Listën e personave zyrtarë per edicionin 2013/14.
Neni 91
Lojtarët, trajnerët, personat zyrtarë të skuadrave të cilët haptazi në mediume kritikojnë referimin dhe nëse Komisari i garave konstaton se nuk kanë pasur të drejtë do të dënohen me të holla në shumë prej:
- 100 € gjobë për lojtarët e Superligës së meshkujve dhe femrave.
- 50 € gjobë për lojtarët e Ligës së parë të meshkujve dhe femrave
- 20 € gjobë për lojtarët e Ligës së grup-moshave të reja.
Nen 92
Gjyqtarët të cilët vlerësohen me nota jo të kënaqshme nga kontrolluesi i ndeshjes (apo Komisioni profesional i SHGJHK-së) sipas Raportit mbi kontrollin e referimit, do të dënohen sipas këtyre kritereve të parapara nga Komisari i garave:
• vlerësimi me 36 – 50 pikë 1 ndeshje ndalesë
• vlerësimi me 21 – 35 pikë 4 ndeshje ndalesë
• vlerësimi me 0 - 20 pikë 6 ndeshje nga Lista për edicionin aktual të garave
Vendimin mbi dënimin e gjyqtarëve e merr organi përkatës gjegjësisht Komisari i garave në shkallën e parë, kurse gjyqtari mund t`i drejtohet në afat prej 8-të dite organit në shkallën e dytë nga marrja e vendimit te shkallës së parë. Ankesa duhet të shkojë për mes formës së shkruar dhe ti drejtohet organit i cili e ka shqiptuar dënimin, duke bërë pagesën e taksës në shumë prej 25 €.
Dënimet e shqiptuara ju llogariten në delegimin gjatë edicionit 2013/14.
Neni 93
Komisari i garave në shkallë të parë do të merr masa ndëshkuese ndaj vëzhgues-kontrolluesve të cilët nuk ju përmbahen kritereve si vijon:
• Për mos plotësim (shënim) të vërejtjeve (pozitive, negative dhe sugjerime) në anën e përparme të formularit të kontrollit me përshkrim të komponentit
• Për çdo ditë të vonesës së kontrollit
Në të gjitha këto raste masa ndëshkuese ndaj vëzhgues-kontrolluesve do të ju shqiptohet nga një ndeshje mos delegim.
Në përfundim të gjysmë sezonit dhe në përfundim të Kampionatit do të mblidhen pikët e përgjithshme ndëshkuese, dhe do të bëhet shkallëzimi i kontrolluesve sipas punës dhe suksesit të treguar.
* Masat ndëshkuese për shkak të mos aplikimit të vlerësimit të notimit adekuat nga rregullat e lojës
Me rastin e shikimit të video xhirimit të ndeshjes (nëse skuadra kërkon me shkrim dhe bënë pagesën në shumë prej 50 €) apo Raportit të Super kontrollit të cilin e dërgon Komisari i garave sipas kërkesës së klubit, konstatohet se kontrolluesi në numrin e përgjithshëm të pikëve ka dëmtuar apo shpërblyer gjyqtarët për numrin e përgjithshëm të pikëve, ndëshkohet (sanksionohet) kontrolluesi si vijon:
- deri në 5 pikë diferencë i shqiptohet masa vërejte
- deri në 10 pikë diferencë i shqiptohet dënimi me 1 ndeshje
- deri në 15 pikë diferencë i shqiptohet dënimi me 2 ndeshje
- deri në 20 pikë diferencë i shqiptohet dënimi me 4 ndeshje
Kundër vendimit të Komisarit të garave i cili vendos si organ i shkallës së parë, ekipi, respektivisht, lojtarët, gjyqtarët, vëzhgues-kontrolluesi dhe personat e tjerë zyrtarë të pakënaqur më vendimin e organit të shkallës së parë (KG-së) kanë të drejtë ankese organit të shkallës së dytë.
Neni 94
Gjyqtarët duhet në ndeshje të paraqiten me uniforma të njëjta (fanella sportive, brekë, atlete, çorapë etj) kurse vëzhgues-kontrolluesit e ndeshjeve në Superligë të jenë me kostume dhe kollare (nuk është e obliguar) si dhe te pajisen me shenjën identifikues të FHK-së.
Çdo mos përmbajtje e këtij neni sjell sanksione prej 25 €.
Neni 95
Komisari i garave me qëllim të punës efikase dhe në bazë të cilësisë, rëndësisë së ndeshjes do të përcakton numrin e ndeshjeve që mund të drejtojnë vëzhgues-kontrolluesit duke marr për bazë testin e Rregullave të lojës, testit te vëzhgimit te ndeshjes (ndeshja mes dy skuadrave te kadetëve të FHK-së) dhe vlërsimi mbi gjykimin si dhe testin e mbi njohjen e Propozicioneve të garave për edicionin 2013/14 ne Seminarin qendror të obligueshëm qe do të e organizohet nga data 23-25 gusht 2013.
Lista për delegim bëhet sipas kategorizimit A,B dhe C sipas këtyre kritereve:
- rezultatet e testit teorik mbi njohjen e Rregullave të hendbollit për kontrollues (testi për kontrollues) .
- rezultatet e testit te vëzhgimit te ndeshjes (ndeshja mes dy skuadrave te kadetëve të FHK-së) dhe vlërsimi mbi gjykimin
- rezultatet e testit të Komisarit të garave mbi njohjën e Propozicioneve të garave (testi për vëzhgues)
- përformanca e deritashme e kontrolluesit - vëzhguesit.
Kurse delegimi i gjyqtarëve po ashtu do të bëhet sipas kategorizimit, testit të Rregullave të
lojës që e propozon Komisioni (apo Komisari) për delegim i SHGJHK-së me shkrim dhe testeve fizike ne Seminarin qendror të obligueshëm qe do tëe organziohet nga data 23-25 gusht 2013.
Lista për delegim bëhet sipas kategorizimit A,B dhe C sipas këtyre kritereve:
- rezultatet e testit teorik mbi njohjen e Rregullave të hendbollit për gjyqtarë kontrollues.
- rezultatet e testit fizik (Shatel Run (Bip-testi) për gjyqtarë,
- përformanca e deritashme e gjyqtarëve
Neni 96
Vëzhgues-kontrolluesit apo gjyqtarët të cilët janë të lidhur direkt me gara (Komisari i garave, Komisioni (apo Komisari) për propozimin e delegimit të gjyqtarëve nëse është gjyqtarë aktiv dhe Administratori për gara) nuk mund të delegohen në edicionin 2013/14.
Neni 97
Anëtarët e Bordit të FHK-së me qëllim të neutraliteti dhe mbarëvajtjes së garave, nuk mund të jenë persona zyrtarë në ndeshjet e Kampionatit dhe Kupës së Kosovës në edicionin 2013/14. Por janë të obliguar që nëse janë prezent ne ndeshje te raportojnë me shkrim lidhur me situata e krijuara sidoms ekcesive, me çka do te ndihmohet puna e Komisarit te garave dhe mbarëvajtjës së garave.
Neni 98
Vendimin për masat disiplinore ndaj lojtarëve, gjyqtarëve, vëzhguesit, kontrolluesit, procesmbajtësit, matësit të kohës, trajnerit, përfaqësueseve të ekipeve etj. në rangun e shkallës së parë e merr Komisari i garave në mbështetje të Rregullores disiplinore të FHK-së dhe dispozitave të këtyre propozicioneve.
Neni 99
Për moszbatim të detyrave dhe obligimeve që dalin ng urdhëresat e Komisarit të garave në Buletinet zyrtare të FHK-së, mos zbatuesit do të dënohen me gjobë prej 25 €.
Neni 100
Personi i cili e tërheq skuadrën gjatë zhvillimit të ndeshjes automatikisht i nënshtrohet suspendimit dhe ai dënohet me lojë, përkatësisht me mos ushtrim të detyrave të tjera në kohëzgjatje prej 3 (tre) muaj deri në 1 (një) vit. Skuadra e cili në kohën e paraparë nuk kthehet për të vazhduar ndeshjen do të dënohet në shumën prej 200 €, ndërsa personi përgjegjës dënohet me ndalimin e ushtrimit të detyrës prej tre deri në l2 muaj dhe me gjobë prej 100 €.
Neni 101
Në ndeshjen e zhvilluar skuadra ka të drejtë ankese e cila paraqitet ekskluzivisht përmes përfaqësuesit të autorizuar të klubit të shënuar në procesverbal të ndeshjes. Paraqitja e ankesës bëhet pas përfundimit të ndeshjes dhe atë në afatin, më së largu 30 minuta pas përfundimit të ndeshjes ne formularin e posaçëm qe gjendet te vëzhgues-kontrolluesi i ndeshjes (Formulari nr. 20) . Me këtë rast nuk është e obliguar të jepet arsyetimi i paraqitjes së ankesës në formularin e posaçëm i cili gjendet tek vëzhgues-kontrolluesi, ndërkaq gjyqtarët dhe vëzhguesi duhet të japin mendimin e tyre lidhur me ankesën e paraqitur.
Neni 102
Ankesa në regjistrimin e lojtarëve dhe të drejtën e tyre për lojë duhet të paraqitet para fillimit të ndeshjes në procesverbal dhe në formularin e posaçëm (Formulari nr. 20)i cili gjendet tek vëzhgues-kontrolluesi nga përfaqësuesi zyrtarë (me nënshkrim), në të kundërtën ajo nuk do të merret në shqyrtim.
Arsyetimi me shkrim të ankesës të paraqitur nga klubi dorëzohet me së voni 48 orë pas përfundimit të ndeshjes si dhe pagesa e shumës së 100 €.
Vula e postës merret si argument i dorëzimit në afatin e paraparë të ankesës apo postës elektronike nga e-maili zyrtar i ekipit i paraqitur para fillimit të garave si adresë zyrtare e klubit. Arsyetimi me shkrim ndaj ankesës së paraqitur pas afatit të paraparë nuk do të merret në shqyrtim, përkatësisht do të vlerësohet si e paraqitur pas afatit të paraparë.
Përveç çdo paraqitjeje të ankesës brenda 48 orëve ekipi është i obliguar të bëjë pagesën e taksës në shumën prej 100 € në të kundërtën ankesa nuk do të merret në shqyrtim, dhe do të konstatohet se ekipi ka hequr dorë nga ankesa.
Për shumën e dorëzuar e të hollave vëzhguesi (apo zyra e FHK-së) lëshon dëshmi, përkatësisht fletëpagesën si dëshmi se është paguar taksa e paraparë për ankesën e paraqitur. Taksën e paguar vëzhguesi është i obliguar ta dorëzojë në arkën apo llogarinë rrjedhëse të FHK-së.
Neni 103
Kundër vendimit të Komisarit të garave i cili vendos si organ i shkallës së parë, ekipi, respektivisht, lojtarët, gjyqtarët, vëzhgues-kontrolluesi dhe personat e tjerë zyrtarë të pakënaqur më vendimin e organit të shkallës së parë (KG-së) kanë të drejtë ankese organit të shkallës së dytë, Këshillit të garave.
Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, organit të shkallës së dytë që i paraqitet në afatin prej 8 ditësh nga dita e marrjes së Buletinit të radhës, në të cilin edhe publikohet Vendimi i Komisarit të garave si organ i shkallës së parë, pas pagesës së taksës prej:
- 100 € për ekipe
- 25 € për persona zyrtarë (gjyyqatrë dhe kontrollues-vëzhgues)
Nga pjesa e taksës në shumë prej 100 € gjegjësisht 30 € është i liruar ekipi apo individi i cili të njëjtën e ka paguar me rastin e paraqitjes së ankesës para organit të shkallës së parë (Komisarit të garave).
Sipas ankesës Këshilli i garave vendos në afatin prej 15 ditësh nga dita e marrjes së ankesës.
Vendimi i Këshillit të garave është i formës së prerë dhe definitiv në procedurën administrative.
Kundër Vendimit të Këshillit të garave pala e pakënaqur mund të ushtrojë kërkesë për mbrojtjen e ligjshmërisë si mjet i jashtëzakonshëm ligjor, në afatin prej 15 ditësh nga dita e marrjes së vendimit të organit të shkallës së dytë dhe ai i dorëzohet Bordit të FHK-së.
Neni 104
Ankesa në ndeshjet e garave shtesë (Play-offit dhe Play-outit) i dorëzohet Komisarit të garave në afat prej dymbëdhjetë (12) orëve pas përfundimit të ndeshjes.
Vendimi mbi ankesën në shkallën e parë merret në afat prej njëzetekatër (24) orëve dhe ju dorëzohet palëve me shkrim.
Në këtë vendim, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në organin e shkallës së dytë – Këshillin të garave në afat prej tridhjetegjashtë (36) orëve, i cili vendim do të merret në afat prej dyzetë e tetë orëve (48) orëve.
Neni 105
Të gjitha ndeshjet e zhvilluara Komisari i garave i regjistron në afatin prej 48 orëve e më së voni para fillimit të ndeshjeve të javës në vijim, nga dita e zhvillimit të tyre në bazë të dhënave që rezultojnë nga dokumentacioni zyrtar (procesverbali i ndeshjes, raportet e gjyqtarëve dhe vëzhguesit etj).
Në rast të paraqitjes së ankesës në ndeshje afati i regjistrimit të ndeshjes shtyhet deri në 7 ditë. Në rastet e jashtëzakonshme kur duhet të mblidhen materialet argumentuese për ndeshjen e ndërprerë ajo mund të shtyhet për regjistrim më së largu 15 ditë.
Neni 106
Nëse ndonjëra nga ekipet jep dorëheqje nga garat e Kampionatit apo largohet nga ato, ndeshjet regjistrohen me rezultatet e arritura në terren:
Nuk regjistrohen fare nëse ekipi ka zhvilluar më pak se 50% plus një ndeshje.
Regjistrohen me rezultat zyrtar l0:0 për ekipin kundërshtar nëse ekipi ka zhvilluar së paku 51% plus një ndeshje.
Dhe ekipet që heqin dorë nga garat automatikisht bien në rangun më të ulët të garave.
Neni 107
Komisari i garave përpilon Buletinin dhe atë ua dërgon klubeve dhe personave zyrtarë, si dhe të interesuarve përmes shërbimit të FHK-së (zyrës së FHK-së) me anë të postës elektronike.
Buletini e zëvendëson aktin e shkruar (vendimin dhe të gjitha vendimet disiplinore të vendosura në shkallën e parë (Komisioni i garave), mirëpo në të duhet të theksohen elementet e dispozitave të Rregullores, akteve normative në të cilat është bazuar organi në rastin konkret, si dhe të jepet udhëzim juridik mbi dënimet e shqiptuara.
Neni 108
Skuadrat të cilat shpallën Kampion të Kosovës për edicionin 2013/14 në Superligën e meshkujve dhe Superligëne femrave janë të obliguar që të marrin pjesë në garat e Kupave të EHF-it per edicionin 2014/15.
Skuadrat te cilat paraqiten dhe aplikojnë për gara të EHF-it në rast të mos paraqitjes në gara sanksionet e shqitruara nga EHF-i FHK-së, janë të obliguara ti bartin vetë të dënimet e shqiptuara.
Neni 109
Klubet janë të obliguara që të sigurojnë hapësirë në pjesën qendrore të fushës për ti vendosur 2 (dy) pano me dimenzione 2 x 1 m te cilat i siguron FHK-ja, në çdo ndeshje te Kampionatit apo Kupës së Republikës së Kosovës. Si e drejte ekskluzive e reklames se FHK-së apo sponzorit të FHK-së.
Neni 110
Çka nuk është paraparë në këto Propozicione vlejnë dhe do të zbatohen dispozitat e Akteve normative të FHK-së dhe Rregullat e EHF-it dhe IHF-it.
Neni 111
Interpretimin e këtyre Propozicioneve e bënë Bordi i FHK-së.
Neni 112
Ndryshimet dhe plotësimet e këtyre Propozicioneve të garave të bëhen në të njëjtën mënyrë sikur se edhe janë miratuar.
Neni 113
Këto Propozicione hyjnë në fuqi ditën e miratimit nga Bordi dhe aplikohen për vitin garues
2013/2014.
Presidenti i FHK-së
Eugen SARAÇINI d.v.