24 o'clock last night ended the regular deadline for handball and handball passerby who was poor adherence in new clubs, but most have Delights how to apply for the status of a free player, which demanded no less less than 17 handball and handball, especially showy players and players KH Prishtina Pristina KHF respectively.
Nga kalimet që paksa zgjonë interesim është kalimi i “shtegtarit” Alban Dobroshi nga KH Kosova e Vushtrrisë në KH BESA Famiglia, si dhe Arbër Curri nga Prishtina në KH Vëllaznimi, skuadër në të cilën aderuan edhe Valbon Shala nga KH Kosova e Vushtrrisë dhe i rikthyeri nga KH BESA Famiglia Endrit Peja, ndërsa Rinor Selmani i KH Zhegra pas nje viti te kaluar në këtë mjedis i rikthye ne skuadrën amë Dritën e Gjilanit, kurse Gramanda Shehu nga KH Deçani në KH Shqiponja të Gjakovës në konkurrencën e femrave.
Kampioni aktual dhe fituesi i Kupës së Republikës së Kosovës KH Prishtina lere që nuk pati asnjë kërkesë për regjistrim të ndonjë përforcimi por përkundrazi lojtarët e saj Enis Kabashi, Kreshnik Krasniqi, Florim Hoxha, Oltion Beshiri dhe Arbër Berisha aplikuan për të fituar statusin e lojtarit të lirë që të shfrytezojnë kohën deri më 15 tetor 2013 të koketojnë me skuadra tjera e në radhë të parë me KH Kastriotin por edhe KH BESA Famiglia dhe ndoshta për të ndërruar mesin.
Skuadra tjetër në garat evropiane që e përfaqëson FHK-në, BESA Famiglia nga Peja, zyrtarisht ka angazhuar lojtarin me përvojë të madhe 33-të vjeqarin Alban Dobroshi, por ka edhe disa kontakte me lojtarë vendor e ndërkombëtarë, dhe një trajner nga Maqedonia qe pritet sot të zyrtarizohet. Kurse skuadrën e kanë braktisur Endrit Peja i cili kaloi te KH Vëllaznimi dhe Egzon Gjuka i cili ka aplikuar per statusin e lojtarit të lirë.
Skuadra e KH Kosova nga Vushtrria e cila në edicionin e kaluar ishte edhe në garat e Play-of-it dhe dhe finalen e Kupës së Republikës së Kosovës, po perjeton çaste te vështira, pasi deri më tani skuadrën e braktisen “legjionarët” Alban Dobroshi (aderoi tek BESA Famiglia), Valbon Shala (aderoi tek KH Vëllaznimi), Hektor Dobroshi i cili morri statusin e lojtarit të lirë sikur edhe “i luhatshmi” mes KH Kosova dhe KH Prishtina talenti me perspektiv Rijad Shabanaj.
KH Vëllaznimi nga Gjakova si duket këtë edicion po synojnë të rikthen namin e dikurshëm pasi kanë rikthyer portierin fenomenal Arber Curri dhe lojtarin e krahut Endrit Peja, si dhe pivomenin Valbon Shala, ndërsa në planet e kësaj skuadre flitet që është edhe Besmir Kusari.
Skuadra që vitin e kaluar ishte befasi Zhegra si duket në këtë edicion mbeti pa Rinor Selmanin i cili kaloi tek rivali lokal Drita e Gjilanit ndërsa Granit Sahiti dhe Bardhyl Abazi kanë aplikuar për status të lirë,
Aspak ma mirë nuk kaloi edhe KHF Prishtina në konkurrencën e femrave, pasi 7-të lojtare Majlinda Basholli, Albulena Basha, Edona Rogova, Lumnie Hyseni, Albulena Kelmendi, Shqipe Kertoku, Valbona Rudaku kanë aplikuar për statusin e lirë, kur ti shtohet se edhe kapitenja Mimoza Xhemaili po hamendet që këtë vit të përshendetet nga loja aktive, për KHF Pristinën e cila do ta përfaqëson FHK-në në garat e Challenge Cup nuk është lajm i mirë.
Në fund mund të konstatohet lirisht se ky ishte afati më i varfër kalimtar në vitet e fundit ne te dy konkurrencat, pasi skuadrat me nam p.sh. KH Kastrioti i cili para fillimit te ketij afati “trumbetoi” me të madhe se do të përforcohet me lojtar të klasit, nuk pati asnjë lëvizje, sikur edhe skuadra e femrave e cila si duket më shumë është e orinetuar ne lojtaret ndërkombëtare që të ketë paraqitje sa ma dinjitoze ne arenën ndërkombëtare pasi si kampione dhe fituese e Kupës e përfaqëson Kosovën në EHF CUP.
Sipas Regullores mbi Regjistrimin e klubeve, lojtarëve, statusi dhe trasnferi i tyre skuadrat mund të angazhojnë lojtarë të rinj me pëlqimin e klubeve deri më 15 tetor sikur që kan të drejt regjistrimi edhe lojtarët që kanë aplikuar për status të lirë.
Kurse për lojtarët që vijnë nga Kampionatet e shteteve tjera, kanë të drejt regjistrimi deri më 15 janar 2014.
No comments:
Post a Comment