Wednesday, July 10, 2013

PËRFUNDOI KAMPI VEROR TRADICIONAL I FHK-së

Të hënën përfundoi Kampi veror tradicional i Federatës së Hendbolli të Kosovës për grup-mosha te reja kandidat për Përfaqësueset e reja U15 dhe U17 në të dy konkurrencat femra dhe meshkuj i cili nga data 1 – 8 korrik 2013 i cili u organizua ne ambientete e Akademisë së Sigurisë Publike ne Vushtrri, edhe me mbështetjen financiare të Departamentit për Sport të Kosovës, kurse Kampin materialisht por edhe me trajnuesit e tyre profesional per edukim e ndihmoi edhe Organizata e Pavarur e për Edukim Sportiv të Kosovës – OESK.Federata e Hendbollit e Kosovës pas Kampit verore, ne program ka edhe një vistër aktivitetesh të cilat janë të ndërlidhura me Kampin veror me qellim që këto grup-mosha të ngrinin nivelin e cilësisë si pjesëmarrja ne CELL CUP në Vesprem të Hungarisë ne muajin gusht (U17) , ne muajin shtator U15 ne Kampionatin Ballkanik ne Bullgari, ne muajin nëntor Kampionati i Mediteranit për grup-moshën U17. Kurs eparaprakisht janë ne program edhe pergatitjet e përbashketa 7-ditore nga 1 gushti 2013. Por për te gjitha këto aktivitete pritet vendimi I Bordit ne mbledhjen e radhës e cila është në program më 11.07.2013.

No comments:

Post a Comment