Wednesday, June 19, 2013

KASTRIOTI BEFASOI ZHEGRËN – KUPA           SHKON NË FERIZAJ


Kastrioti sonte nën drejtimin e strategut me përvojë  prof   Ismet Jupa ja solli Ferizajit edhe trofen e tretë në hendboll këtë vit pas skuadrës së femrave te cilat triumfuan ne te dy frontet, sepse skuadra ferizajase ne Pallatin e  Sporteve dhe Rinisë në Prishtinë me merite shenuan dy fitore me vlere, pasi në gjysmëfinale deklasuan Deçanin me rezultat bindes 30:20, kurse ne finale e munden skuadrën solide Zhegrën e cila ne radhët e veta ka disa disa individ shumë te mire, mirëpo pas nje loje e  cila pati mbarim dramatik, ngase ferizjasit shenuan vetëm 4 sekonda para fundit, Kastrioti ne fund me meritë u stolisë me titullin e  Kampionit te Kosovës per edicionin 2012/13 për grup-moshën e kadetëve të rinj (te lindur më 1997 e më të rinj).
Medaljet i dorezuan Muhamet Alkaj anëtarë i Bordit të FHK-së dhe Izet Gjinovci sekretar i përgjithshëm i FHK-së, kurse Kupën kapitenit ja dorezoi Fatmir Muhaxheri anëtarë i Bordit të FHK-së.
Në luftë per vendine tretë Deçani ishte ma i mire se Kosova, dhe u stolisë me medalje te  bronzët.
Gjysmefinalet:
Deçani – Kastrioti                  20:30(9:12)
Zhegra – Kosova                    13:9(7:2)ë

Ndeshja per vendin e tretë:
Deçani – Kosova                    25:21(14:9)

Ndeshja Finale:
Kastrioti – Zhegra                 17:16(10:5)

No comments:

Post a Comment