Thursday, June 20, 2013

PRISHTINA II KAMPIONE PA KONKURRENCË NË LIGËN E PARË TË FEMRAVE


Para dy javëve përfunduan garat edhe në Ligën e parë të femrave ne të cilën dominuan plotësisht vashëzat nga kryeqyteti të cilat në çastine  fundit u inkuaduan në gara nën siglën KH “PRISHTINA II”, dhe te cilat me meritë pa asnjë humbje ne fund të Kampionatit pas zhvillimit te 14 javëve arriten të parat në cak.

Skuadra e Prishtinës pasi kishte numr të madhë të lojtareve të reja në dispozicion dhe në pamundesi të gjitha ti inkuadron në skuadrëne  parë të Superligës morri një vendim shumë produktiv dhe të qëlluar duke inkuadruar vashëzat e reja në garat kampionale të Ligës së parë të femrave.Dhe mrekullia ndodhi, ato ishin vertetë ne nivel dhe në të gjitha takimet shënuan fitore, që pak kush  e ka pritur, por vetëm trajnerët e skuadrës kanë qenë të bindur në sukses, trajnerja  e re  Valbona Hasani – Arifi dhe trajnerët tani me përvojë dhe me shumë trofe prof Beqir Hasanxhekaj dhe Zijavere Salihu kishin shumë besim dhe me kënaqësi punuan me këto talente që shumë shpejt do të jenë bartëse të lojës edhe ne skuadrën e  parë por shpresojmë edhe në Përfaqësuesën e  Kosovës.
Por sipas Propozicioneve të garave dy skuadra me të njëjtën kryesi gjegjesisht të një klubi nuk mund të marrin pjesë në garat e të njëjtit rang, prandaj tani mbetet te  kryesia e KH Prishtina të vendos se a don te hjek dorë nga inkuadrimi në Superligë, apo mundesi te fuzionohet me ndonjë skuadër tjeter dhe te ndrron emrin, apo te ndryshon merin dhe ne Superligë te starton nen singlen tjetër.

Tabela
Prishtina II                   12        12        0          0         327:154          24
Prizreni                           12        8          0          4         291:226          16
KEK-u                              12        8          0          4         259:206          16
Samadrexha                 12        5          0          7         215:228           10
Skenderaj                       12        4          0          8         180:227           8
Deçani                             12        4          0          8         161:216             8
Llapusha                        12        1          0          11       153:276             2

No comments:

Post a Comment