Thursday, June 27, 2013

PUBLIKOHET EMËRORJA E PJESËMARRËSVE TË KAMPIT VEROR NË KONKURRENCËN E FEMRAVE

Përzgjedhësi i Përfaqësueseve të Kosovës në konkurrencën e femrave Agim Shkodra publikoi sot emëroret e dy Përfaqësueseve të Kosovës për grup-mosha te reja U15 (vajzat e lindura ne vitin 1998/99) dhe U17 (vajzat e lindura ne vitin 1996/97) të cilat do te jenë pjesëmarrëse të Kampit veror tradicional i cili organizohet tani e 14 vite nga Federata e Hendbollit e Kosovës në bashkëpunim me MKRS-në gjegjësisht Departamentin për Sport të Kosovës. Kampi këtë vit do të organizohet ne Qendrën për Siguri publike ne Vushtrri nga data 1-8 korrik, ku janë kushtet e optimale për aktivitete e parapara nga Këshilli Profesional i FHK-së dhe përzgjedhësit e Përfaqësueseve te reja, kurse këtë vit në Kamp do te jenë prezent edhe edukatorët apo më mirë me thanë trajnuesit e Organizatës se Pavarur për Edukim Sportive ne Kosovë – OESK e cila kontribuon edhe materialisht ne organizimin Kampit. Federata e Hendbollit e Kosovës si zakonisht organizon Kampet verore, dhe pastaj ka edhe një vistër aktivitetesh të cilat janë të ndërlidhura me Kampin veror me qellim që këto grup-mosha të ngrinin nivelin e cilësisë si pjesëmarrja ne CELL CUP në Vesprem të Hungarisë ne muajin gusht (U17), ne muajin shtator U15 ne Kampionatin Ballkanik ne Bullgari, ne muajin nëntor Kampionati i Mediteranit për grup-moshën U17. Përzgjedhësi Agim Shkodra dhe ndihmësit e tij trajnerët Mimoza Xhemaili, Lulzim Nagavci, Fatmira Basholli dhe Valbona Hasani – Arifi për pjesëmarrje ne Kamp por edhe turne të parapara ftuan këto hendbolliste si vijon: PËRFAQËSUESJA U15 - PËRFAQËSUESJA U17 1 Fjolla Jonuzi 1 Edra Bregovina 2 Sygeta Selaci 2 Mihane Kqiku 3 Agnesa Krasniqi 3 Aurora Shehdadi 4 Genta Gashi 4 Stina Shabani 5 Vlera Huruglica 5 Jeta Huruglica 6 Donjeta Çekaj 6 Arbnora Sylejmani 7 Ermira Krasniqi 7 Bjondina Ramabaja 8 Pranvera Ferataj 8 Arlinda Krasniqi 9 Florentina Prelvukaj 9 Dijana Rrahmani 10 Albulena Ferizi 10 Xheneta Emini 11 Rrezarta Kçiku 11 Ermira Emini 12 Elmedina Vranofci 12 Fjolla Feka 13 Marigona Kalludra 13 Albulena Salihu 14 Liza Jonuzi 14 Qendresa Berisha 15 Fiona Shyti 15 Fjolla Çerkini 16 Qendresa Rexhaj 16 Doruntina Demiraj 17 Festina Sabedini 17 Arvanita Haxhiu 18 Fatlinda Fejza 18 Elma Kamberi 19 Venera Aliu 19 Elida Hoxha Të gjitha te ftuarat duhet te paraqiten ne Vushtrri ne ora 11 ne Qendrën per Siguri dhe Edukim me datën 1 korrik 2013. Me vete duhet te marrin pajisje sportive (ndërresa, trajnerka etj. Si dhe nga një top. Grup-mosha U17 duhet te sjell edhe dokumentin udhëtimit dhe lejen e njoftimit.

No comments:

Post a Comment