Wednesday, June 19, 2013

DRITA NE FINALE MPOSHT PRISHTINËN DHE KURORËZOHET ME TITULLIN E KAMPIONES


Sot në Prishtinë në një atmosferë festive u zhvillua pjesa  finale e garave pr grup-mosha te reja më saktësisht për Kmapionati i kadeteve te reja (pionieret)  te lindura ne  vitin 1998 e  më të reja, dhe me meritë ngadhnjeu KH Drita  e Gjilanit pasi ne finale mposhti Prishtinën me reultat 21:16.  Vertetë u tregua hendboll cilësorë dhe angazhues nga vajzat njomake te  dy skuadrave, por gjilanaset ishin me t e perqendruara ne pjesen e  dytë dhe ne fund triumfuan me meritë.
Medaljet skuadrave  ju dorzuan Ramadan Selimi anëtar i Bordit të Komitetit Olimpik të Kosovës, prof  Arsim Fehmiu kryetar i Akademisë Olimpike te Kosovës dhe Muhamet Alaj anetar i Bordit të FHK-së kurse Kupën kapitenes se  skuadres gjilanase  ja dorezoi nen/presidenti i FHK-së Nebi Zariqi.
Duhet theksuar se pjesa finale  u zhvillua ne kuader te Javes Olimpike qe po organizion Komiteti Olimpik i Kosovës ne vigjilie te 23 qershorit Ditës Olimpike, Java Olimpike zgjate nga data 15 -23 qershor 2013.   
 Kurse skuadra e  Istogut  e tregua si nje skuader qe  ka te ardhme sepse ne ndeshjen per vendine  trete e  deklasuan Vellaznimin me rezultat te lartë 17:5.
Gjysmefinalet:
Drita – Vëllaznimi                  12:11(11:2)
Istogu – Prishtina                   11:17(5:8)

Ndeshja per vendin e trete:
Vëllaznimi – Istogu                 5:17(3:8)

Ndeshja Finale:
Drita – Prishtina                     21:16(8:7)

No comments:

Post a Comment