Wednesday, June 19, 2013

LLAPJANET RIKTHEHËN NË SUPERLIGË

Skuadra e  KH Llapi nga Podujeva pas një viti garimi në Ligën e  parë të Kosovës rikthehet në Superligën e Kosovës pa anjë humbje dhe me vetëm dy barazime ndaj Lepencit të Kaçanikut dhe Istogut, me shpresë që të konsolidohen nga ky edicion dhe të mos vjen në pyetje më ekzistenca në Ligë si viteve te kaluara.
Fal vullnetit të çelikët  të  disa anëtarëve të devotshëm të skuadrës siç janë Sabri Beshiri, Isuf Kamerolli, Mehdi Neziri dhe disa lojtarëve entuziast KH Llapi edhe pse me kushte minimale dhe me shumë vështirësi ja doli te ritkjhen statusin e anëtarit të Superligës edhe pse në një moment kanë qenë buzë shkaterrimit.
Prandaj shpesojm që në këtë edicion skuadra e KH Llapit të ketë përkrahje në radhë të parë nga Kuvendi Komunal i Podujevës si skuadër me traditë e cila jo shumë moti ishte nder skuadrat më cilësore kosovare dhe fituese e  Kupës së Republikës së  Kosovës , por edhe ndihmën e biznesit llapjan në mënyrë që kjo skuadër të rikthen namin e dikurshëm në hendbollin kosovar.
LIGA E PARË E MESHKUJVE

Tabela
Llapi                               8          6          2          0         267:211         14
Lepenci                        8          5          1          2         219:211           11
Istogu                           8          4          1          3         142:135           9
Prizreni                        8          2          0          7         184:191          4
Prishtina II                8          1          0          7         186:218           2
Skuadra e Lepencit zhvilloi ndeshjen  e barazhit me skuadrën e plasuar ne vendin e 11 të Superligës së meshkujve(kh drita), por  e humbi me rezultat minimal, dhe fatkeqësisht  mbeti anëtare e Ligës së parë të Kosovës.
Kurse drita nga gjilani pas fitoren mbetet pjes e elites se superliges se hendbollit kosoves

 KH DRITA – KH LEPENCI   29:27(22:16)         

No comments:

Post a Comment